Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Xhoi Jakaj

 Në pranverë

 

 

Në pranverë
U dashurova me ty!
Në pranverë më lindi buzëqeshja ndër sy!
Si n’pranverë ditët e mia ëndërroj..
Nga larg e nga afër
gjithmonë veç ty t’dashuroj.

Mikes

Mikes sime, fort e mirë…
Shpirti saj plot me ngjyra!
Miqësinë e ka të dlirë…
Bujarinë ia dha natyra!

Dorën time s’e lëshove…
Asnjëherë në histori!
Dhe në shtigje të vështira…
Ti dhuron prapë mirësi!

Ti je bijë, je nënë, je mike…
Të gjithë në sy të shohim ty!
Po ta them që je unike…
Për të dhënë ti dashuri!

Në sytë e tu sot shikoj diell…
Dhe pse shiu si lumë vërshon!
Lum ai që lule mbjell!
Fruta t’ëmbla në jetë shijon…

Heroit Adimir Murataj dhe dy vajzave pa fat

 

Me dorën tënde shpëtove dy jetë…

Si lule të pa çelura po këputeshin në mes!

Të pafajshmet e dhimbjes ju dhe frymën tënde e solle liri

U dhe ti bekim e të harruarën dashuri…

 

Dashuria dhe bekimi për to kish munguar…

Ishin pre e së ligës që po i mbyste me duar!

Adimiri hero behu aty me shpejtësi…

Që ato dy jetë të mos shuheshin në fatin e zi.

 

Fati deshi të kishin prindër të mallkuar

Babai biogjik papritur i braktis!

I degdisën rrugëve në k’të botë të trazuar?

Ajo që i lindi me duar do t’i mbys?

 

Heroi i heshtur ra nga qielli pastër…

Në sytë e trishtuar mbiu një dashuri

Jetë e tyre lindi dhe njëhere

Që po e shuante atë një çmenduri.

 

Marrëzitë njerëzore herët kanë ekzistuar

Edhe lot e dhimbje shpesh ato prodhojnë

Por heronjtë e heshtur duhen lartësuar

Që me trupin e tyre jetë njerëzore mbrojnë.

 

Sot hero të bën ty dhe mirësia

Admiri i mirë nga të gjithë duhet vlerësuar

Ju dha dritë e shpresë atyre dy ëngjëjve

Që prindërit e tyre jua kanë mohuar.

 

Nëse në ktë botë solle një fëmijë

Duhet ta bekosh e t’i gjendesh pranë

Në mbarë botën ka dhe marrëzi

Por mos e njollosni kurrë ju emrin Nënë…

Please follow and like us: