Albspirit

Media/News/Publishing

Java në këndvështrimin e dr. Xhoi Jakaj

 

 

1- Trafiku në Tiranë, tmerri më i madh ndër tmerret që kalojnë qytetarët, në të gjitha stinët e vitit…shto dhe parking me pagesa shumë të shtrejta dhe aboslutisht të pajustifikuara me pagat dhe nivelin e jetesës në Shqipëri!

 

2-Lëvizje gazetarësh dhe zbukurim studiosh…Sado të bukura t’i kenë studiot e sado të ndrijë nga kujdesi e aparenca, gazetarët shqiptarë e kanë shkatërruar plotësisht vlerën e medias dhe nuk e kanë kuptuar akoma se detyra e tyre nuk është të bëjnë publike llafet e pazarit e të japin vetem fakte të ftuar në studio sa aty këtu, por të vënë përpara përgjegjësive shtetarët e korruptuar e t’i dalin zot vendit tyre.

 

3-Ndërprerja e sinjalit e pajustifikueshme dhe në mënyrën me diktatoriale të mundshme, por e pajustifikuar as turma e popullit që u turrën në rradhë për të blerë dekodera, pas ndalimit te kanaleve televizive.

Televizioni është skllavëruesi më i madh i turmave i shpikur ndonjëherë, deformuesi i kulturës, shkatërruesi kryesor i jetëve të njerëzve, fasada e bukur por plotësisht e shtirur, si dhe një instrument politik për të përdorur mendjet popullore…e ky popull në vend që të protestonte së bashku pa bindje partiake e pa një kryetar partie në krye u shty në rradha të gjata si në kohën e monizmit për të blerë një televizor me autorizim…

Shumë ironike dhe e dhimbshme të shohësh njerëz që dynden në rradhë për të blerë me para robërinë e tyre!

 

4-Izolimi i shkollës nga telefoni nuk është se shton mundësinë e të mësuarit…

Në disa vende të botës është ndaluar përdorimi i telefonave në shkollë nga ana e nxënësve. Ndërkohë këtyre nxënësve që u ndalohet celulari, do të kene në përdorim tabletat që do të përdoren në mësim dhe laboratore konkrete…në Shqipëri në 90 % të rasteve ekziston vetëm libri, nxenësi dhe mësuesi i cili në shumë raste është i pa trajnuar dhe me mungesa të theksuara kualifikimi.

Në vend ta nisim nga Interneti kur e tëra bota është drejt ketij lloj informimi dhe pastaj nga pajisja e nxënësve me mjete elektronike, tableta dhe kompjutera, bllokojmë cdo kontakt të shkollës me kulturën dixhitale që është një lloj presekucioni mendor.

Shkolla sot nuk bëhet me libra në letër e me ca tekste të lodhura prej letra, por kërkon të drejtën e marrjes të informacionit të kontrolluar nga mësuesi në mënyrë të organizuar.

Mund të heqësh telefonin, por e ke pajisur gjë shkollën me laborator kimie, biologjie, fizike, apo e ke të pajisur me laboratore informatike për lundrim në internet…?

Mendoni se çfarë aksesesh ju kanë afruar në vende të ndryshme të botës nxënësve shoqëria dhe shteti.

Shumë prindër mund të më kundërshtojnë se e shikojnë si element që shpëton syrin e femijëve të tyre, por në fakt shpëton syri dhe reduktohet aftësia e trurit për të qënë në koherencë me fëmijët kudo në botë.

5-Liberalizimi i vizave për Kosovën lajm shumë i mirë…por aspak e mirë rivendosja e taksës në rrugën Kukës – Morinë, e cila në raport me të ardhurat e shtetasve kosovarë dhe shqiptarë përseri është e madhe, si duket politikës nuk i rëndon taksa e rrugës ndaj nuk ka si të jetë e arsyeshme as në këtë rast?!

Post Scriptum: Mos komentoni ia the, por kujt ia the. Ia thashe atij që ka sy të lexojë e mendje të mendojë për të mirën e familjes së tij e vendit të tij…partitë politike po luajnë keqas me trurin e njerëzimit…po e thajnë dhe atrofizojnë tërësisht atë….deri sa ne asnjë të drejtë legjitime tashmë nuk jemi në gjendje të kërkojmë…?!

Fundjavë të mirë!

Please follow and like us: