Katiola Karoli: Më vishni sërish me të bardha
Sërish…
Më vishni sërish me të bardha
Se për të nusëruar s’nusërova dot
Si ëngjell u mundova të jetoja
Por mes djajve qënka e kotë.
Mos më hidhni vellon magjepëse të bardhë
Flokët si ujvarë ju lutem m’i lini lëshuar
Kurorë diamantesh mos më vini në kokë
Diamantët e shpirtit i kam më të çmuar.
Vetëm sytë, sytë m’i zbukuroni bukur
Lyeni me gjithē ngjyrat e ylberit
Më duhet të mbuloj trishtimin
Periudhën kur shpirti njohu ferrin.
Please follow and like us: