Miliarderi dhuron 30 milionë dollarë për të pastrehët
Miliarderi Marc Benioff është bërë kryefjala e disa prej mediave më prestigjioze në botë. Kjo pasi miliarderi ka vendosur të dhurojë 30 milionë dollarë për të pastrehët.Bëhet e ditur se pas dhurimit 30 milionë dollarëve Benioff është shprehur se bota ka nevojë për një yll që të ndihmojë të pastrehët.
CNN shkruan se ai ka thënë:
“Bota ka nevojë për një ‘’yll veriu’’, që të ndihmojë të pastrehët’’.
Po ashtu e ditur bëhet se 30 milionët që ia ka dhuruar do të shkojnë për ndërtimin e disa banesave në zonën e ‘’North Star’’. Marc Benioff ka lindur dhe është rritur San Francisko. Ai është punëdhënësi më i madh në këtë rajon dhe edhe në të kaluarën ka dhuruar para për të pastrehët.Në Shtetet e Bashkuara në total 552,830 janë të pastrehë. Shkak për shtimin e numrit të të pastrehëve është bërë rritja e kostos së jetesës./joq