Shaban Murati: Intermexo për fundjavë
Nuk ka protokoll diplomatik dhe etik në botë që të shpjegojë se përse një ambasador perëndimor në largim, përveç se me figurat kryesore të shtetit, duhej të zhvillonte takime lamtumire me peshqit e mëdhej të politikës shqiptare, të cilët i ka bërë copash dhe e kanë bërë copash gjatë mandatit të tij diplomatik në Shqipëri. Kjo të kujton një barceletë të bukur shkodrane të kohës së komunizmit: Një burrë kapi në liqen disa peshq dhe gjithë qejf shkon në shtëpi e i thotë gruas t’i fërgojë sa më shpejt. Gruaja i përgjigjet se nuk i fërgon dot se nuk ka vaj se është mbaruar. Burri i thotë që të ndezë furnellën e vajgurit dhe t’i pjekë ashtu në të thatë. Gruaja i përgjigjet se nuk e ndez dot se nuk ka vajguri, sepse nuk kishte në dyqan. Ahere burri i nxehur merr peshqit dhe shkon e i hedh prapë në liqen. Peshqit e shpëtuar nxjerrin kokën nga uji dhe nisin të brohorasin “Partia Punës, Partia Punës”.
Me siguri edhe peshqit e mëdhej të shpëtuar të politikës shqiptare, pas takimeve të lamtumirës nga ambasadori perëndimor, kanë dalë në dritare dhe kanë brohoritur plot gëzim emrin e ambasadorit që largohet.