Albspirit

Media/News/Publishing

Tefta Sala: Zonja e bukur

 

Ai e shpërfilli si gjithnjë situatën kundrejt saj. Kishte kohë që hulumtonte në kokën e tij idiote imazhet marramendëse të idhujve tij të kënaqësisë. Nuk kishte moment mos hapte në televizorin e tij të mendjes dy femrat e tij të mrekullueshme që i jepnin atij fuqi dhe vitalitet pervers. Lumturia e tij tashmë ishte e kufizuar në dy portrete të zhveshura sipas shijeve tij lakuriqe.

Nuk kishte komoditet më në veprimet e zotërisë që mburrej gjithnjë për vlera e dashuri të përjetshme.

Tashmë bota e tij imagjinare ishte e prekshme, e kapshme…frytdhënëse. Dy modelet e çmendurisë së tij ishin thjeshte fotografi të vjedhura harbutërisht nga albumi i dy jetëve të rregullta…dy jetëve që jetonin çdo ditë jetën e tyre të vërtetë familjare.

Por zotëria që shquhej për qetësi e edukatë kurrë nuk e vriste mendjen që loja e tij e shthurur me fantazi jo njerëzore do grisej nga e dashura e tij e largët tashmë…çfarë do sajonte më pas ai?

Si do justifikohej për epshet e tij ekstreme para saj?

Dhe e vërteta ndodhi…ndodhi sepse vetë zoti i ngacmon instiktet e moralit për të reaguar fort atëhere kur duhet.

Zonja që dikur quhej e tij tashmë e ka braktisur dhunshëm nga zemra e saj dashurinë e tij, ajo nuk mund ta imagjinoje dot se në mendjen e burrit të saj kishte imazhe të prekshme, ndërsa imazhi që ajo posedonte ishte zhdukur përgjithmonë.

Atëhere ajo i vuri para atij llogore lufte pa zë. Nuk qau në publik, as në miqësitë e saj të shtrenjta. Nuk ju hap as vetes, ajo thjesht guxoi të ngrejë kokën si gjithnjë…guxoi të marrë frymë sërish në lirinë e saj të përfolur gjithnjë nga iksi i saj…zonja e bukur nuk u tremb më si dikur.

Please follow and like us: