Albspirit

Media/News/Publishing

Çiljeta Olli Simaku: Refleksion

 

Ne rrethohemi nga njerëz të mirë dhe të këqinj (po i ndaj në këto 2 kategori për të mos lënë vend për komente) dhe sigurisht unë jam ë mirë për disa, por dhe e keqe për disa të tjerë dhe deri këtu nuk ka asgjë shqetësuese se në fund të fundit kjo është mardhënia shoqërore për njerëz në distancë! Por ajo që më tmerron apo më keq akoma më neverit është kur ke vite të gjata investimi në njerëz me qëllimin që të ndjehesh e plotësuar e nevojshme dhe sociale dhe e gjitha kjo është një flluske sapuni, ndeshesh çdo ditë me pafytyrësinë e njerëzve që të qeshin dhe pastaj të futin thikën!

Kohë e humbur kot. Por kam kohë që dhe kjo nuk më bëhet më shqetësuese, pavarësisht se shkel mbi parimet e mia për shoqërizimin dhe të gjithë këtë sa më sipër e gjeta kaq bukur te personazhi i Sotirit te komedia “Edhe kështu edhe ashtu”, më duket sikur rrethohemi vetëm nga Sotirë!

Sa shpesh kam filluar të qesh kur dëgjoj emra të ndryshëm, për mua janë pothuajse të gjithë Sotirë!

Sa keq, humbi çdo vlerë njerëzore, në themel të egzistencës së individëve është vetëm hipokrizia, interesi, keqdashësia dhe kjo është tkurrja më e madhe që po i ndodh shoqërise, individit!

Do vijë një moment që askush nuk do dijë kush është!

Please follow and like us: