Balje: Publikimi i listave të “veteranëve të rrejshëm”, shkelje e të drejtave të njeriut
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot, nëpërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me publikimin e listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues.
Në këtë komunikatë, nënshkruar nga kryetarja e Komisionit, Duda Balje thuhet:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, bazuar në fushëveprimin e vet, kërkon nga institucionet kompetente shtetërore që të gjejnë personat përgjegjës të publikimit të këtyre listave dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi”.