NJË ZA USHTON PREJ KAÇUBAVE TË FISHTËS…
NJË ZA USHTON PREJ KAÇUBAVE TË FISHTËS…/
GJAKSORVET
Ndalnju! Ku véni burra?…
Pash Zotin, lshoni hutat!
Pse teper gjak asht derdhun,
Pse teper bajtë kem’ futat:
Prej vaj’t na asht marrun zani…
Medet, o qiellë, medet!…
A thue nuk jemi vllazen
T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’ tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’ xêhen
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit…
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë ati i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më shkimun
Në gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak…
Djelmt t’onë, – ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr…
E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’ oborr…
Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai, t’cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej themelit:
E grueja e jote e shkreta,
Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue…
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.
O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau?
Shenim nga FR: Poezisë së At Gjergj Fishtës nuk I kam ba asnjë ndryshim.
Shkatrrimi i Shtetit Shqiptar filloi me shkatrrimin e shkollave shqipe.
E zeza “Rilindje”.., atë detyrë ka: Detyren e Gjaksorve të Atdheut!
Melbourne, 16 Shtator 2018.