Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni kërcënon gazetaren e Open Data Albania, Aranita Brahaj: Hiq të dhënat, ose zyra jote s’do ekzistojë

Kërcënohet drejtoresha e Open Date Albania. Gazetarja Arianita Brahaj, denoncon përmes një statusi në Facebook se është kërcënuar nga një biznesmen për shkak të detyrës. “Hiq të dhënat e kompanisë ose kjo zyrë s’do ekzistojë”. Ky ka qenë masazhi që ka marrë ajo dhe qe e ka bërë publik nëpërmjet një shenimi në rrjetet sociale. Brahaj tregon se ka bërë denoncim në prokurori, por sipas saj ‘trimi nuk pyet për shtetin’ dhe prokurorja e ka referuar çështjen nga ”kanosje apo kërcënim për censure” në “keq përdorim thirrjesh telefonike”.

Ja çfarë shkruan Arianita Brahaj

Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të… “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra.

 Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga web faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kupton që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që s’pyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”. Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.

Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorurët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.

A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokruor që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa.

Please follow and like us: