Albspirit

Media/News/Publishing

Duda Balje: Me shpirt e më zemër jam për themelimin e ushtrisë së Kosovës

 

 

 

Në një portal është duke qarkulluar një artikull, nxjerrë nga konteksti i debatit në vitin 2013. Ata që e shikojnë debatin me vëmendje, qëndrimi im tërë kohën në debat është për jetësimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës ku ushtria, sundimi i ligjit dhe rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Europian janë mision i imi dhe i institucioneve të Kosovës. Gjithmonë do të jem pro hapave dhe sukseseve të shtetit tim. Jam për ushtri, kam qenë edhe para shumë kohe kur është inicuar themelimi i ushtrisë së Kosovës. Ditëve në vijim, pasi që është proceduar nga qeveria projektligji për Ushtrinë e Kosovës, do të jem pjesë e angazhimeve që shteti i ri i Europës të themelojë ushtrinë e vet me standarte dhe në koordinim me miqtë e vet të përhershëm euroatlantikë.

Ushtria a ardhshme e Kosovës do të kontribuojë në paqe dhe stabilitet. Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së sotme janë krenaria jonë, janë profesionistë dhe të avancuar në çdo fushë të misionit të vet. Së shpejti do të shihni dhe dëgjoni me vepër e me deklarimet e mia që unë kam me shpirt e më zemër themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Please follow and like us: