Instituti Albanologjik nderon gjuhëtarët Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe
Instituti Albanologjik i Prishtinës do të organizojë një konferencë jubilare – shkencore për të shënuar 80 vjetorin e lindjes së kolosëve të gjuhësisë shqiptare, Xhevat Lloshit dhe Emil Lafes.
Konferenca do të mbahet këtë të premte, më 21 shtator në institut dhe pritet të marrin pjesë studiues të njohur të gjuhësisë shqiptare.
Hysen Matoshi, drejtor i IAP-së, ka pohuar në një prononcim për mediat se gjatë kësaj konference një ditore do të flitet për kontributin dhe rëndësinë e rezultateve shkencore të këtyre dy studiuesve.
“Konferenca ka si qëllim që në këtë përvjetor të veçojë kontributin më shumë se gjysmë shekulli të dy prej studiuesve më të rëndësishëm të gjuhësisë shqiptare, dy prej kontribuuesve të mëdhenj dhe jetëdhënësit e standardit të gjuhës shqipe”, ka pohuar drejtori Matoshi.
Please follow and like us: