Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Po krijojnë një vend të varfër për ta sunduar sa më kollaj

Ditën e parë të shkollës ku propaganda e qeverisë u fokusua vetëm në një shkollë të Tiranës, shkova në Zall-Herr. Pikërisht atje kupton gjendjen e mjerueshme se ku është katandisur Shqipëria në pesë vjet. Nga shkolla e Zall-Herrit e kupton se çfarë do të thotë që shteti të shpenzojë 2% të PBB për arsimin.

Në zonën administrative Zall Herr janë larguar rreth 200 familje në emigrim, fshtara të tërë me banorë të vjetër autoktonë janë zbrazur. Kishte vite që nuk kishte një investim në infrastrukturë e asnjë investim në arsim. Shkollat e fshtatrave Priksë e Vogël, Pinar, Herraj e kështu me rradhë ishin mbyllur duke i detyruar familjet ti conin fëmijët larg për arsimin 9 vjeçar.

Po krijojnë një vend të varfër për ta sunduar sa më kollaj, më thonin banorët që endeshin të papunë apo përçapeshin deri në Kamëz për ndonjë punë rastësore. Fatkeqësisht realiteti është ai I Zall-Herrit. Në katunde të izoluara sepse bashkia shpenzon 20 mln euro për sheshin dhe në një shtet që harxhon paranë publike për interesin e oborrtarit oligark.

Në fshatin Pinar, një banor i zonës kish falur tokën e tij për t’u ndërtuar një shkollë publike për fëmijët e fshatit. Por qeveria kish vendosur ta mbyllte pasi sipas llogarive të saj është më mirë që të qendrojnë 80 nxënës në shkollën e Zall-Herrit se sa një shkollë në fshatin Pinar. Sipas saj është më e dobishme që fëmijët të bëjnë 7 kilometra në këmbë me një rrugë të shkatërruar se sa një shkollë në Pinar.

Kjo është Shqipëria reale, shumë larg bojnave e projekteve që janë vetëm në ëndrrat e pushtetarëve. Një Shqipëri e varfër dhe e paarsimuar, e varfëruar për t’u sunduar më kollaj, e analfabetizuar për t’u vjedhur më lehtë. 10 kilometra nga Tirana dhe lehtësisht kupton se sa shpresë kanë sot shqiptarët.

Rruga e vetme për të dalë nga kjo gjendje është largimi i qeverisë. Rruga e vetme për të shpëtuar jo vetëm Zall-Herrin por çdo fshat tjetër është shkulja e qeverisë nga froni I pushtetit korruptiv. Vetëm kështu i japim shpresë dhe frymë vendit. Vetëm kështu u japim shpresë fëmijëve duke nisur ndryshimin nga arsimi parashkollor dhe fillor. Nuk ka udhë tjetër për të mbajtur rininë në këtë vend.

Le ta ndryshojmë Shqipërinë duke larguar qeverinë që ka kontribuar më shumë nga të gjithë në analafabetizmin e këtij vendi. Këtu fillon gjithcka!

Please follow and like us: