Nora Malaj: Kolegë deputetë, mos gënjeni më!
Zonja ministre dhe kolegë deputete mos gënjeni më! Para një jave mediat e varura e të pavarura dhanë në çdo edicion të lajmeve daljen e të dyja ministreve, në inspektim për fillimin e vitit shkollor. Epo të gjithë u gëzuan se zbritën vet kryet e institucioneve në bazë për të “inspektuar”, që në fakt ishte show i radhës. Hajde edhe këtë herë e pranuam, bëmë sikur nuk kuptuam, pasi realisht të gjithë duam kushte sa më cilësore dhe standard për procesin e mësimit. Filloi dhe shkolla më një mijë e një probleme. Kaloi vetëm një ditë dhe sot mbyllet shkolla e mesme “Shaban Çollaku” në Klos, për arsye se nuk plotësohen standardet e higjenës. Po tani?! Bir Selman i nënës kë të qaj më parë! Ky popull meriton të vlerësohet dhe të punohet për të. Boll dolët nëpër media e me “përulësi” pretendoni që po punoni për popullin e kushtet më të mira për të! Është koha të përvishni mëngët e të punoni fort! Boll me retorika boshe. Populli dhe nxënësit janë njësoj si në Tiranë, në Fier e Klos, ndaj merrni masa dhe vendosni institucionet në punë dhe lërini fushatat e pa bukë e të gënjeshtërta, po zgjidhini hallet, duke deleguar kopetencat dhe duke e kthyer arsimin si të mirë publike, jo fasadë politike!