Albspirit

Media/News/Publishing

‘O kuklla pse te hoqen nga topi apo sja le shefit’, Anjeza Maja fashit thashethemet

Jo vetëm e ka mbyllur kapitullin me Top Channel, por pikërisht dje hapi një të ri dhe në Klan. Vetëm se duhet të kalojë edhe ca kohë që Anjeza të shkëputet përfundimisht nga ajri i pikëpyetjeve që ndjek  çdo figurë televizive, pas lëvizjesh nga njëri ekran në tjetrin. Një komentues nuk është kujdesur shumë nga delikatesa kur ka pyetur Anjeza Majën për dilemën e madhe se përse iku nga Topi.

“O kukulla, pse të hoqën nga Topi apo s’ia le shefit?”, shkruan ai.

Për të sqaruar komentuesin, por edhe për të interesuarit e tjerë, Anjeza shfrytëzon përgjigjen që i jep komentuesit, duke sqaruar për herë të parë, mbase dhe të fundit, këtë çështje: “Ç’janë këto muhabete viti ’97. Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. Top Channel është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qenë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, shkruan ajo duke e vrarë me pambuk komentuesin me këtë përgjigje./ Nga Fabjola Hije/Tiranapost
Please follow and like us: