Albspirit

Media/News/Publishing

Si ta shpëtojmë brezin e ri nga rruga e inkriminimit?

Fran Gjoka

 

 

 

Kjo është bërë pyetje që në shoqërinë shqiptare të  kohëve të fundit për shkak të shtimit të kriminalitetit dhe zgjerimit të dukshëm të patologjisë së krimit rinor është për të gjithë, për prindërit, mësuesit, edukatorët, komunitetin, shkollën, familjen dhe shoqërinë në tërësi shumë problemetike. Në një farë mënyre duke parë tipologjinë e krimit, shtimin e llojshmërive të tij dhe intensitetin në rritje të shfaqjeve kriminale, duhet pranuar se vecse është një nga fenomenet sociale më të prekshme, reale dhe të vështira për t’u përballuar, është në të njëjtën kohë edhe një problem i madh ekzistencial, është një nga shqetësimet e mëdha të kohës sonë. Por nuk mjafton vetëm konstatimi sasior i këtij venomeni apo vlerësimi vetëm fenomenologjik i shfaqjeve të tij.

Problemi është më i thellë, është filozofik dhe konceptual, është cështje e lidhur me esencën e qytetërimit tonë por dhe me përmirësimin e atmosferës komunitare të shoqërisë, përmirësimin e klimës paqësore në familje dhe të ambientit socio-pedagogjik në shkollat tona. Në këtë kontekst që të merremi me problemet e krimit rinor, duke synuar gjetjen e rrugëve sa më të përshtatshme për shmangien e të rinjve nga kjo rrugë pa krye, është e noevojshme së pari të përcaktohen shkaqet e kësaj situatë të zgjerimit të krimit tek të rinjtë dhe pastaj edhe të përcaktojmë mjetet, rrugët, format, institucionet, faktorët dhe aktorët që do mund të ndihmojnë në përballjen me këtë problem të madh social që po agravohet, duke u bërë një nga dukuritë me shkaqe komplekse ekonomike, sociale, eduaktive, pedagogjike, ligjore dhe mediatike.

Prandaj kjo cështje nuk është e lehtë as për t’u kuptuar as për t’u zgjidhur me rrugë të lehta apo me metoda të ndikimit eduaktiv dhe pedagogjik tradicional. Problemi i kriminalitetit të të rinjve dhe patologjia e shtimit të tij në këto mosha është kompleks. Në këtë aspekt janë ndikuese për fat të keq shumë ndikime të modernitetit dhe zgjerimit të lirisë individuale, e cila tek shumë të rinj ka marrë natyrë instiktive, duke e bërë këtë ndjenjë paqësore tejet agresive dhe të kundërt me thelbin dhe mekanizmat e lirisë. Në këtë kontekst, është e sigurt që shtrirja dhe ridimensionimi demografik kaotik, diversiteti që vjen nga përzjera e popullsiseë urbane dhe rural i fenimenit kanë dhënë ndikimin e tyre në intensitetin në rritje të inkriminimit të të rinjve. Por besoj se trajtimi i krimit të të rinjve vetëm me shkaqe sociale është një “rrugë e shkurtër” por është pa krye dhe nuk na ndihmon që të jemi të orientuar deri në fund për atë që duhet të bëjmë.

Kjo është arsyeja pse kur bëjmë analiza dhe interpretime të shkaqeve të kriminalitetit rinor si një nga problemet e mëdha të shoqërisë shqiptare dhe të kohës moderne përgjithësishtduhet të mendojmë që përvec shkaqeve të zhvillimeve biologjike dhe ndryshimeve thelbësore që po pëson natyra e njeriut të kohës sonë, vecanërisht e të rinjve, krimi rinor është cështje, e cila është e lidhur me faktorë të tjerë që mund të jenë përtej shkaqeve antropologjkike e sociale. Ndaj, synimi për të mposhtur krimin dhe edukuar humanisht dhe etikisht të rinjtë kërkon që të rriten cilësisht kapacitetet dhe të përsosen mjetet dhe metodat që përdoren nga njerëzit tanë jo thjesht në rrugë dhe në mënyrë të improvizuar, por duke e përqëndruar vëmendjen me prioritet në punën e organizimeve të jetës shoqërore dhe ndikimet që kanë institucionet më fondamentale të shoqërisë tone të tilla sic janë familja, shkolla, media, drejtësia, kultura, shoqëria civile, zgjerimi i roleve eduaktive të komunitetit, etj.

Rinia dhe adoleshenca për shkaqe që dihen, për arsye të energjive të tepërta fizike dhe mungesës së orientimit të duhur për kanalizimin e tyre, për arsye të natyrës së instikteve të teopërta dhe shoqërisht të paekulibruara, të shpirtit të garës dhe frymës së konkurencës, të sedrës dhe ambicjes, është më i prirur që të “derdhë energjitë” e moshës jo në rrugë sociale, jo atje ku duhet dhe për atë që duhet. Në këtë kontekst, arsyet e inkriminimit të brezit të ri duhen parë, vlerësuar sociaologjikisht dhe trajtuar nga ana pedagogjike duke njohur, vlerësuar dhe kombinuar shkaqet e integruara që favorizojnë më lehtë të rinjtë që të jenë “preh” apo edhe “viktimë” e rrugës kriminale, e përfshirjes me dashje apo pa daqshje në këtë rrugë pa krye. Kjo do të thotë që rritja e përqindjes së patologjisë së krimit tek adoleshentët, shtimi i rasteve të dhunës në shkollë, rritja e intensitetit të grindjeve për shkaqe banale e rivalitete me natyrë erotike e seksuale, duhen parë dhe vlerësuar si shkaqe prioritare të rritjes së kurbës së shtimit të krimit tek të rinjtë, sidomos tek ata që janë në sitemin e edukimit shkollor apo që ndodhen jashtë tij, por që ndodhen të integruar në jetën komunitare.

Ideja sempliste se dhuna që sjell zgjerimin e krimit tek të rinjtë është një gjë e natyrshme, apo duhet konsideruar si pasojë e periudhës kalimtare dhe papjekurisë së plotë të adoleshentëve, është një nga shkaqet që ka krijuar në shoqëri, në familje dhe shkollë, tek prindërit dhe mësuesit idenë se këto janë probleme të pashmangshgme të moshës, që familja shkolla dhe shoqëria nuk ka se cfarë u bën. Kjo ide, ky perceptim i krimit rinor ka krijuar shpesh idenë e gabuar në shoqërinë tonë se ato janë dukuri sociale tërësore dhe të pashmangshme, se në këtë moshë instiktet fizike dhe ato  të seksualitetit moshor nuk mund të disiplinohen, se mësuesi dhe prindi janë figura që edhe kur tentojnë të ndërhyjnë më shumë sjellin konflikte, etj.

Kjo psikologji disfatiste po sjell situatën demoralizuese ralizuese në betejat që duhen organizuar me shfaqjet e krimit rinor në familje dhe shkollë. Sepse bashkë me të ecën dhe mentaliteti që ushqen dhe shoqërohet me rritjen e mungesës së kujdesit për të rinjtë, me paksimin e punës edukative për të krijuar tek ata norma morale, edukative dhe kulturore të tilla, që ndihmojnë në ndërtimin e “stofit human” individual tek të rinjtë.

Cështja është që mekanizmat instiktive të moshës që të riun e cojnë drejt dhunës dhe krimit duhet të latohen dhe përpunohen për të ravijëzuar tipare dhe vecori të reja të përsonalitetit të tyre, kultivimin e sjelljes së kulturuar. Kjo nuk mund të bëhet në se tek të rinjtë nuk përpiqemi të rregullojmë vecoritë e sjelljes dhe mënyrat e komportimit social. Familja dhe shkolla janë dy institucionet unikale tek të cilat mund të bëhet punë për të skalitur brenda adoleshentit, tek i cili për shkak të moshës, energjive fizike dhe turbulencave seksuale, mund që nga mungesa e kulturës dhe edukimit. Qëllimi i punës së institucioneve edukative dhe figurave adekuate me peshë sic janë prindërit dhe mësuesit është që pas këtij njeriu që ka “stof biologjik” të ashpër dhe “formim qytetar” të brishtë duhet të krijojnë një tjetër njeri, të formatojnë një tjetër qënie tek i cili të mund të zbutet agresiviteti tipik moshor dhe që në vend të tij të kultivohen tipare të reja të tolerancës, mirëkuptimin, aftësisë për kompromis dhe tërheqje nga këmbëngulja e verbër moshore.

Nuk mund të zbutet natyra e njeriut pa kultivuar tek ai që në moshë të re këto tipare dhe vlera, pa ndërtuar gradualisht dhe me vendosmëri ato mekanizma vetëfunksionues që e vetëdisipinojnë humanisht njeriun, që e bëjnë atë qënie të kultivuar, të aftë, qënie e përshtatur për jetë sociale, i gatshëm që të pranojë lidhjet dhe marrëdhëniet e natyrshme me “tjetrin” dhe që të jetë i aftë të merret vesh me të “ndryshmin” dhe të bashkëjetojë në mënyrë sociale me të “kundërtin” e vet, që të pranojë gabimin dhe të njohë fajin personal dhe t’i hapë rrugë atij që ka të drejtë. Të gjitha këto tipare nuk kultivohen pa punë të gjithanshme sociale dhe personale, pedagogjike dhe educative, komunitare dhe mediatike. Ca më pak ato nuk mund të realizohen vetvetiu, ndikimin dhe rolin e vecantë të shkollës, familjes, të mësuesit dhe prindit. Natyrisht edhe të institucioneve dhe mejeteve të tjera të jetës sociale sic janë media dhe shoqëria civile.

Në se kemi akoma shifra të larta të dhunës dhe krimit tek të rinjtë tanë në familje, në shkollë dhe jashtë tyre, kjo është e lidhur me faktin se ata kanë vështirësi në ndërtimin e ekuilibruar të marrëdhënieve të tyre me “veten” “tjetrin”, prindin, mësuesin dhe komunitetin moshor. Kjo do të thotë se niveli i lartë i kriminalitetit të kësaj moshe. nuk është aq shumë ndonjë vecori ontologjike e të rinjve si qënie moshore, por më së shumti është pasojë e difektit social të mungesës së aftësisë për të vënë në lëvizje instrumentin që krijon hapësirë për aktin e marrveshje sociale ndërmoshore dhe vecanërisht të mungesës së dukshme të të rinjve për të patur aftësinë e duhur për komunikimet interpersonale. Nuk ka dyshim që në kushtet e jetës së liberalizuar është e natyrshme që tek të rinjtë, në sjelljet e tyre të ketë dhe të shfaqen disa anomali sociale të tilla sic janë veprimet vandale dhe aktet kriminale.

Por krimi tek të rinjtë nuk është as e lidhur as pasojë e moshës së rinisë, por më shumë është efekt social që buron nga përhapja e përmasave të jetës vanitoze, rendia e të rinjve pas qejfit të semplifikuar dhe përhapjes së shpejtë të sëmundjeve të pasionit sic janë zgjerimi i përdorimit të drogës, alkoolit dhe seksualitetit kaotik. Ato janë shkak për shumë sjellje me natyrë devijante dhe kriminale. Në këtë kontekst që të ulet pesha e veprimeve asociale dhe e shfaqjes së sjelljeve kriminale tek adoleshentët dhe të rinjtë, sidomos ata shkollarë është e nevojshme që të sigurohet një ndikim i integruar i gjithë faktorëve socialë, edukativë, pedagogjikë, ligjorë dhe mediatikë. Në këtë kontekst duket urgjente nevoja e një ripërcaktimi të rolit edukativ dhe qytetërues të shkollës.

Është sfidë e madhe e familjes në rradhë të parë por dhe e shkollës sonë, që krahas forcimit të përmbajtjes, metodave, përmirësimit të programeve dhe kurikulave, etj, të punohet më shumë për të forcuar konsistenten e detyrës universale të formimit human, kulturor, etik dhe qytetar të të rinjve. Kjo detyrë është në të njëjtën kohë pjesë e formimit demokratik, të shpirtit tolerant dhe spikatjes së frymës konsensuale të nxënësit në shkollë, e cila mund të bëhet pjese e qëndrueshme e komportimit qytetar. Në këtë kontekst, duhet tat hemi me zë të fortë se në se ecim në rrugën e thellimit të njënashmërisë së shkollës, në se mësuesit dhe prindërit janë të dhënë tërësisht pas përvehtësimit të lëndëve dhe njohurive që jepen në shkollë, ky është një nga problemet që duhet rregulluar, duke vendosur balancat e duhura midis formimit intelektual dhe qytetar, kulturor dhe edukativ.

Procesi është kompleks dhe për të realizuar objektivin e shmangies së të rinjve nga rruga e krimit, është e nevojshme që të sigurohet integrimi i të gjithë faktorëve që kanë peshë në jetën e familjes dhe veprimtarinë arsimore dhe edukative të shkollës. Në qëndër të këtij procesi janë gjithnjë kanë qënë dhe kanë mbetur dy figura, si mësuesi dhe prindi dhe dy institucione që mbeten organizimet sociale me peshë fondamentale, sic është familja dhe shkoola. Është gabim në se mendojmë gabimisht se këta faktorë dominantë të edukimit të të rinjve, si kusht thelbësor për të mos hyrë në rrugën e krimit, por të edukimit dhe prosperitetit social, i ka spostuar koha dhe se ajo është shkaktare  që ka futur në krizë veten me të rinjtë. Përkundrazi e kundërta e këtij mendimi semplist është e vërtët dhe racionale në betejën tonë për të shmangur të rinjtë nga rrugët kriminale e destruktive…

 

Please follow and like us: