Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Çani: Kontributet e zonës së Mashkullorës ndër vite

 

 

Vazhdimisht në kohë, por sidomos në 200-vjeçarin e fundit, kontributet e djemve, e popullit të zonës, e burrave dhe grave kanë qenë të jashtëzakonshme dhe me karakter kombëtar. Në luftë me pushtuesit turq, me shovinistët grekë, pushtuesit italianë e gjermanë përpjekjet dhe sakrificat nga të gjithë kanë qenë të dallueshme. Është derdhur shumë gjak, u shkatërruan shtëpitë, u dëmtua plaçka e bagëtia. Trimëritë e panumërta të Çelo Picarit, luftrat e tij në gjithë zonën kundër xhonturqëve, lufta në veri të Greqisë për fitoren e revoluvcionit grek, ka qenë e jashtëzakonshme. Prandaj dhe populli i ka kënduar:

Ç’janë ata që shkojnë malit

 Trimat e Çelo Picarit.

Mos i dil përpara kalit

 Se të merr lulen e ballit.

Me majën e jataganit…” etj.

E pamohueshme është trimëria e treguar nga Idriz Dhima me 40 zhulaqotët e vrarë nga andartët grekë në Lëkurës në qafën e Gjashtës. Dhe populli i ka kënduar:

Do të marr një këngë vetë

 Këngë trimash do të jetë

NË Gjashtë u vranë zhuletë

 Idrizi vet i dyzetë.

Idriz Dhima vetëtima

 Shkon malit me mëlqinja.

Plumbatë si vetëtima…” etj.

Pjesëmarrja në luftë së bashku me Çerçiz Topullin dhe Mihal Gramenon e Zeman Haskës, e Bajram Ligut nga Mashkullora e Prongjia ka qenë e madhe. Ata kanë luftuar bashkë në Cepo, në Mashkullorë, në Dropull e Ersekë, në Korçë, Selanik e Manastir, por edhe në Sofje e Bukuresht, ku arriti të shkelte këmba e Çerçizit.

Kontributi i zonës nga të gjithë ka qenë i padiskutueshëm kundër andartëve grekë në Mashkullorë, në Cepo e Kurvelesh më 1911-1914 po ashtu dhe më 1939-1940. Sa jepej kushtrimi, mblidheshin të gjithë nën drejtimin e Sulo Beqirit, Sali Shehut, Çobo Golemit e Bilal Hamos e Baram Ligu nga Prongjia, që vrau Bimbashin në Gjirokastër.

Në periudhën 1930-1940 janë dalluar kolonelët e mbretit Zog, të Ali Peçit nga Picari e sidomose Neshat Shehut nga Kolonja, i cili në luftë ka qenë më i moderuar se ballistët e tjerë. Ata me plotë gojë thoshin se luftën do ta fitoni ju. Ai e shprehte se e kujt qe e ardhmja e më pas iku dhe Neshati u bë shef Shtabi në Siri e më vonë Kryetar i Arbitrazhit ndërkombëtar për ndërtimin e kanalit të Suezit.

I zgjuar pa masë dhe diplomat me Fan Nolit ka qenë dhe Hasan Dosti, por ai e tepëroi me vendosjen në qeverinë e Rezistencës e qëndrimi i mëvonshëm nuk ia fashiti dot gabimin. Me Mujo Ulqinakun u bë bashkëluftëtar e bashkë me të ka qenë dhe Zyber Batha nga Plesati, por edhe Stefan Mihal Majko nga Prongjia. Që me të drejtë Presidenti i Republikës më 1998 e ka dekoruar me urdhrin e artë të Shqiponjës.

Në Luftën e lavdishme Nacionalçlirimtare djemtë e vajzat e zonës së Kardhiqit dhanë shumë gjak; shtëpitë u dogjën e u shkatërruan, kurse plaçka e gjë e gjallë gati u zhduk.

Adil Çarçani është dalluar vazhdimisht si partizan e zv.komisar në Brigadën e 7-të Sulmuese, komisar i divizionit të 4-ët si ministër dhe Kryeministër në periudhën 1981-1991, por edhe si deputet i Kuvendit në të gjitha legjislaturat.

Komandanti i Brigadës V Sulmuese, Shefqet Peçi, gjenerali trim dhe Hero i Popullit, ka qenë dhe ministër e nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, deputet në të gjitha legjislaturat. I gjendur për të gjithë zonën e Kardhiqit dhe Kurveleshit. I kujdesshëm për të mirat dhe vështirësitë.

Trim i madh ka qenë dhe Musa Daci, si zëvendës dhe më vonë komandant i Brigadës VII Sulmuese. Ai ka lënë dorën në luftë. Patriot i madh dhe i pa gojë. Shembull për të rinjtë.

Trim ka qënë dhe Riza Veipi, komandant i batalionit “Asim Zeneli” dhe zëvendës komandant i brigadës së VI-të Sulmuese.

Trima kanë qënë Abaz Çani, Fuat Shehu dhe Hamza Makashi, Gani Aloçi, Hito Zaçja, Shuaip Hida, Maksut Myrtaj e Lufto Çani, Demo Fejzo, Heroi i Popullit Çelo Picari e të tjerë kanë luftuar me trimëri dhe kanë patur rol në zonën e Kardhiqit dhe në mbarë vendin.

Gjak i ri u derdh nga Heroi i Popullit Çelo Sinani. Të rinjtë e Brigadës së 6-të Sulmuese u bënë burim frymëzimi për gjithë partizanët sypatrembur.

Kontributi i Siri Çarçanit e Asaf Kondit si kuadro i njësiteve partizane, si prokuror e zv/prokuror i përgjithshëm ka qenë në nivelin e kërkesave të kohës. Për demaskimin dhe dënimin e tradhtarëve e spiunëve. Po kështu merita kanë pasur Aris Shalari, Vangjel Nini, Avdul BizhgaI, Kalo Seferi, Selfo Dalipi, Velo Seferi, Rexhep Kalemi, Arif Bizhga, Shupo Hida, Idajet Hida e të tjerë. Merita në luftë kanë Karafil Bellua, komandant i batalionit territorial të zonës së Kardhiqit. I veçantë ka qenë kontributi i Metat Kondit, si komandant i batalionit të tretë, në brigadën e II-të sulmuese, e po kështu Etem Pogacja, kuadër i brigadës së 6-të sulmuese.

Edhe pas çlirimit djemtë e Kardhiqit kanë dhënë kontribut të vyer e të veçantë në ecjen e ekonomisë së vendit e forcimin e pushtetit të popullit. Janë dalluar veçanërisht ministrat rezultativë: Shane Korbeci, Spartak Poçi, si ministër e deputet. Po kështu zv/ministrat Pajtim Bello, Ilir Mustafaraj, Rami Shehu, Emro Proda, Ilir Boçka, Engjëll Skreli, po kështu dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Hasan Ahmeti.

Po kështu puna dhe djersa e kryetarit të bashkisë, Flamur Bime, Tare Hamo, Tomor Golemit dhe Luan Shehut ka qenë e lavdërueshme. Me vlerë kanë qenë dhe veprimtaria e kontributi i kryetarëve të komunave nëpër vite si: Mondi Kucit, Reiz Hamzaj, Gëzim Bistri, Dragush Logli, Shkëlqim Guce,Vullnet Tola, etj, të cilët duhet vlerësuar.

Kontributi i Flamur Çanit, si deputet dhe kryetar ekonomie e më pas kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit ka qenë i madh dhe tejet i ndjeshëm.

Kontributi i oficerëve madhorë: Adem Meta, Eduard Shehut, Esat Golemit, Aleks Shajko, Islam Poçi, Tahir Bimes, Tomorr Hila, Haxhi Çani, Idajet Hida, Felek e Flamur Lapa, Medi Pogaçe, Reshat Shehu, Mërkur Çarçani, Dervish Kasi, Diftir Hysit, Kujtim Demës, Haseni Strokës, Ethem Gjoçës, Selam Gjoçës, Vehap Pulës, Rustem Peci, Arshi Mamaj, Vladimir Çarçani, Reiz Sinani, Hysen Burba, Idajet Hida, kanë qenë të lavdërueshëm në gjithë kohërat.

Kontributi i doktorit të shkencave, mikrobiologut të nderuar Bilal Golemit nga1926-1946 ka qenë me famë jo vetëm në vend, në gjithë Shqipërinë, por edhe në Turqi e Francë, në tërë botën.

Po përmend dhe kontributin e kuadrove të shquar të blegtorisë: Novrus Çulli, Shamet Lagji, Slkënder Seferi, Krenar Veliu, Esat Saraçi, Afus Skreli, Limoz Leskaj, Zenel Poçi, Qemal Poçi, etj, që kanë punuar dhe e kanë çuar përpara prodhimin blegtoral.

E pamohueshme ka qenë puna organizuese e drejtuese e shokëve: Bejkush Bizhga, Faik Çeli, Namik Çani, Bedo Resuli, Theodhori Labi, Thimjo Qirici, Zeqo Bala, Sevo Rrapi, Thoma Andrea, Malo Dadaj, Resul Llogo, Akten Veliu, Novruz Veizi, Hulo Ahmeti, të cilët kanë punuar e çuar përpara prodhimin së bashku me Reshat Duron, Bezat Kananin, Faik Çelin, Spiro Gusho, Kristo Diamanti, Taqi Fidhi, Ilia Loli, Ajaz Bala, etj.

S’ka se si të lë pa përmendur doktoreshën e talentuar Rushan Golemi, nënkryetarin e Parlamentin Tomor Dostin, deputetin e Kuvendit, Lutfi Ahmeti.

Punë e përpjekje kanë bërë kuadrot e rendit: Rexhep e Karafil Kalemi, Dasho, Zihni e Gëzim Bime, Gjergji Shajko, Asaf Kondi e Çufe Mullaj; si dhe ekonomistët: Zihni Isaraj, Jorgo Guga, Edar Kazo, Abedin Kalemi, Zenel Peta, Bato e Agron Ahmeti, Hartim Biraçi.

E pa mohueshme ka qenë puna e poetëve e shkrimtarëve: Resul Bedo, Shefqet Peçi, Zeqo Cama, Faik Islami, Sevo Tarifa, Evgjeni Cama, piktorët e talentuar me famë botërore Bashkim Ahmeti, Pëllumb Puci, Kleo e Vasiljev Nini, etj.

I talentuar dhe i gjendur ka qenë jurist i zonës Tahir Novi, prefekti Tare Hamo, që ka qenë më parë dhe kryetar i bashkisë Vlorë, botuesi Bashkim Nikolla, Arjan Islami, Çuli Genci Kazo.

Shumë e lavdërueshme ka qanë puna e pilotëve trima: Klement Aliko, Sinan Çelo, Gizdar Veipi, Mersin Minxha, Nexhip Shena, Përparim Hila, Asim Bime, Ilirjan Mamaj, etj.

Zona ka pasur dhe ka shumë inxhinierë gjeologë, si: Pajtim Bello, Hodo Sinani, Maks Çarçani, Fejzo Peçi, që kanë punuar në gjithë vendin, inxhinierin e naftës, Bejo Sejdiu, Besnik Këndezi; Drejtorin e institutit, Apostol Qirko (doktor i shkencave)

Diplomatin ambasador, Fatos Tarifa, në Amerikë e Hollandë; Hektor Kalemi në Egjypt; Hektor Çani në Greqi e Bullgari; Alket Çani në Francë, Fotaq Ndreu në Suedi; Beqir Skreli në Belgjikë; doktorët e ditur e duarartë Fiqrete Shalari, Lumturi Peçi, Arqile Andrea, Xhelil Beqiri, Asllan e Hëna Kalemi, Maksi Logli e Polo Rami, Hysni Lluka dhe Vangjel Jani, e plot të tjerë.

Më pare vijonte shkollën ndonjë fëmijë prindërish të pasur. Arriti puna që arsimimi të bëhej masiv e me profesione të të gjitha llojeve…

Po përmend ata-ato që kanë punuar e punojnë e rrezatojnë dije e kulturë, arsimtarët në të gjithë Shqipërinë si: Mite e Nase Guga, Sanie Kalemi, Njazi Çani, Petro Qirko, Kiço Nini, Kiço Gaxhi, Adriana Muho, Harije e Myftar Myrtaj, Lavdie e Hekuran Xheko, Reiz Hamzai, Gëzim Bistri, Gentian Goxho, Pajtore Çani, Panorea Qirko, Jorgji e Liri Puci, Skënder Korkuti, Thëllëza Peta, etj.

Këngët e ngritura nga rapsodët e zonës Ajaz Bala, Gëzim Bistri, Njazi Çani, Mufit Çeli, Bajram Kërra, Shkëlqim Guçe, etj i kanë bërë jehonë punës, luftës, trimërisë, dhe besës së njerëzve të zonës. Këngëtarët e dalluar Metkë Mamaj, Malo Dadaj, Kristaq e Nikë Puci, Laze Nora, Hajrulla Veliu, Myrte e Majko Pula, Halil Bilaj, Besho Çoçko, Halil Bello, Enada Tarifaj, i kanë bërë jehonë jetës së re.

Parodist i talentuar Agron Hamo arriti një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe është mashkullorit, i dekoruar “Artist i Merituar”.

Të nderuar kanë qenë inxhinierët e ndërtimit: Refit Korbeci, Flamur Bime, Agim Gjoça, Viktor Shabani, Niko Gjini, Zini e Boço Isarai, Sako e Perlat Kalemi, Klement Namik Çani, Agron Sherif Beqiri në Sarandë, etj. Këta i janë gjendur punës dhe vendit në çdo kohë.

Një punë të lavdërueshme kanë bërë investitorët: Shamet Feruni për pijet freskuese, vëllezërit Stroka për ushqimin social, Yzir Zini Dadaj, Kastriot Gjurgji, Banush e Bujar Nora për tregtinë në Tiranë, Beso Dadaj, Skënder Çani për përpunimin e drurit, Heqo Gaçi për shtypshkrimet, Vilson Shehu, Alush e Lame Aliko, Hysni Koko, Agim Biraçi, Vullnet Tola, Tiku Saraçi për tregtinë e karburantit që i kanë shërbyer në çdo kohë popullit, por edhe për përpunimin e duralumineve: Mariglen Resuli, Flamur e Miri Llapi.

Po përmend dhe tregtarët e mëdhenj: vëllezërit Feruni, Reiz Hamaj, Mete Ahmeti, Erjon e Genti Çani, Petrit Goxhaj, Ladi Koko, Simo Puci, Klement Çani, Ruzhdi Bime, Romeo Kalemi, etj, të cilët kanë kontribuar shumë në zgjidhjen e halleve të njerëzve. Kontribut të jashtëzakonshëm ka në tregëtinë e birrës “Stela” në Tiranë e në Shqipëri të golëmasit Florian Islami.

Nuk mund të lë pa përmendur gurëskalitësit e Mashkullorës, Elmaz e Hamza Myrtaj e plotë të tjerë.

Zona ka nxjerrë gazetarë të zotë si : Faik Islami, Arjan Çani, Hysni Çani, Belul Korkuti, Çelo Hoxha, Çerçiz Loloçi, Bashkim Nikolla, Take Agim Ahmeti, Keti Gjonçaj, Vladimir Mamaj, etj.

Përmend dhe politikanin Artur Roshi.

Po theksoj futbollistët e Kombëtares: Fred Ziaj, Çipi, Shehu, Sehiti, mundësat: Shalari, Muhameti, Sinan Meta, etj, si dhe basketbollistët Aida e Rudina Çani.

Nuk harroj artistët: Fitim e Redon Makashi si dhe Eneda Tarifa, që ja kanë ngritur më lart famën zonës tonë.

Këta e plot shembuj të tjerë kanë qenë e janë shumë prej tyre, krenaria e zonës sonë.

Mësuesi, patrioti dhe partizani Rahim Hamo ka punuar si mësues, drejtor e shef i arsimit në Lumin e Vlorës, në Llakatund e në tërë Vlorë, ku ka nxjerr breza të tërë nga duart e tij të mbrujtur me dije, kulturë e ide patriotike e revolucionare. Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhrin e Punës të klasit të 2-të. Mbaruar liceun e Gjirokastrës dhe Normalen e Elbasanit.

E mbyll listën e gjatë me Bardhyl Çarçanin, drejtor në Ministrinë e Ndërtimit, që ka rrezatuar përherë kulturën e dijet e veta në krejt vendin. I mirë, i dashur dhe mikpritës, sidomos për gjithë njerëzit e zonës.

Nuk pretendoj se s’kam lënë ndokënd pa e përmendur, ndaj kërkoj ndjesë për ndonjë emër të pashkruajtur pa ndonjë qëllim.

Please follow and like us: