Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja që akuzoi Kavanaugh për seksin kërkon hetim nga FBI

Nominimi i Brett Kavanaugh për t’u bërë gjyqtar në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara ka marrë një tjetër kthesë dramatike, pasi gruaja që e ka akuzuar atë për sulm seksual dekada më parë, ka kërkuar hetim nga ana e FBI-së.

Komiteti i Senatit veçse ka shtyrë votimin për Kavanaugh, si dhe ka planifikuar një seancë publike, ku ai dhe akuzuesja, Christine Blasey Ford do të dëshmonin.

Mirëpo Ford ka thënë në një letër të publikuar më 18 shtator se ajo kërkon hetim nga FBI-ja, para se ajo të paraqitet para Komitetit të Senatit.

Gjatë vikendit, Ford, tani profesoreshë në Kaliforni, ka akuzuar publikisht Kavanaugh për sulm seksual në vitin 1982, kur të dy kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.

Kavanaugh, i nominuari i dytë i presidentit amerikan, Donald Trump në këtë gjykatë, i ka hedhur poshtë këto akuza.

Kjo bllokadë në mes të republikanëve dhe demokratëve në Senat ka ardhur vetëm gjashtë javë para mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat do të përcaktojnë se kush do të kontrollojë Kongresin.

Demokratët janë të shqetësuar se nëse Kavanaugh emërohet gjyqtar në Gjykatën Supreme, ky trup do të miratonte ligje në të mirë të konservatorëve, pasi kjo pozitë ka mandat të përhershëm./rel/

Please follow and like us: