Merkel shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete
Kreu i shërbimeve të sigurisë të brendshme në Gjermani, Hans-Georg Maassen do të transferohet në një tjetër detyrë dhe do të bëhet Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Kjo është ajo që u njoftua nga qeveria në fund të samitit të koalicionit të ndjekur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ministri i saj i Brendshëm dhe presidenti i Csu-së, Horst Seehofer si dhe kryetari i SPD-së, Andrea Nahles. Arsyeja? Maassen u konsiderua pranë mjediseve ekstreme të krahut të djathtë.
Qeveria gjermane njoftoi largimin e kreut të shërbimit të brendshëm BfV inteligjencës, Hans-Georg Maassen, si pasojë e skandalit të akuzave për bashkëpunim me ekstremin e djathtë. “Maassen do të bëhet Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme”, – njoftoi qeveria, pas një takimi urgjent mes tre anëtarëve të koalicionit, përkatësisht CDU e kancelares Angela Merkel, CSU e Ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe Spd-ja nga Andrea Nahles.
Të enjten, me 13 shtator, socialdemokratët gjermanë kanë kërkuar dorëheqjen e Maassen, pasi ai ka shkelur ligjin në kundërshtim me parimet e Kancelares Merkel për manifestimet e djathta neo-naziste dhe ekstreme në Chemnitz.
Kancelarja e ka dënuar ashpër “gjuetinë ndaj të huajve”, e publikuar në video të ndryshme popullore në mediat sociale, por Maassen e kishte vënë në dyshim vërtetësinë e të paktën një prej këtyre materialeve filmime. Sipas kritikëve, Maassen ka mbajtur anën e krahut të djathtë ekstrem për dëbimin e emigrantëve.