Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtim Mateli: Mbi librin me tregime të Avdulla Kënaçit

Vëllimi me tregime “Enigma e një nate” që ka për autor një nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, z.Avdulla Kënaçi, shënon në letërsinë shqipe dimensione të reja integruese duke u bërë pjesë përbërse e letërsisë bashkëkohore që krijohet sot në botë. Hapësira gjeografike ku janë vendosur personazhet e Avdulla Kënacit, nuk është vetëm ajo shqiptare. Tashmë është kapërcyer hapësira ballkanike dhe ajo evropiane, duke prekur kontinentin e përtej Atlantikut dhe duke na sjellë prej andej pamje të mrekullueshme, të panjohura më parë për lexuesin shqiptar. Zgjerimi i hapësirës gjeografike i ka dhënë dimension tjetër dhe botës shpirtërore të këtyre personazheve. Ata i kanë kapërcyer vijat kufizuese që të jep një hapësirë e caktuar ku je i detyruar që t`i mbash personazhet dhe t`i zhvillosh ata, brenda kuadrit kulturor dhe nivelit ekonomiko-shoqëror që ka arritur vendi ku ata veprojnë, konkretisht brenda kuadratit të hapësirës shqiptare.

Personazhet e truallit shqiptar janë vënë në marrëdhënie të ngushta me personazhet në rrafshin global dhe sidomos me ato të kontinetit amerikan. Ky vëllim e shënjon denjësisht autorin në listën e atyre shkrimtarëve që do të jetojnë gjatë në letërsinë shqipe, sepse realitetin e kohës që jetojmë, e ka kthyer në realitete estetike ku spikatin karaktere të formuara në një mjedis që ka përmasat e vet globit.
Në tregimet e Avdulla Kënaçit, vërejmë këmbënguljen e tij për t`i bërë të njohur shqiptarët përtej hapësirës së tyre, si njerëz dhe si popull që di të ndërtojë ura komunikimi me njerëz dhe popuj të tjerë dhe kjo është ndihma më e çmueshme që një shkrimtar mund t`i bëjë vendit të vet.

Terreni gjeografik ku veprojnë personazhet është i gjerë, të paktën përfshin plotësisht dy kontinente: atë të Evropës dhe të Amerikës, kontinente të cilat autori i njeh mirë jo vetëm si terren gjeografik, por dhe botën shpirtërore të këtyre popujve. Është e rëndësishme të vihet në dukje se si veprojnë personazhet e këtij vëllimi me tregime. Raportet që ata krijojnë mes tyre, por dhe raportet me shtetin ku kanë shkuar. Kjo ndërthurje e këtyre raporteve individ-individ,
individ-shoqëri dhe individ-shtet, na jepet mjeshtërisht nga pena e Avdulla Kënaçit dhe ne shohim jo vetëm gjendjen në të cilën ndodhen shoqëritë e këtyre vendeve, por edhe prirjen e shoqërisë dhe të individit në vitet e ardhshme.

Personazhet e këtij vëllimi i përshkron fryma e optimizmit për t`i çuar gjërat e nisura deri në fund, madje duke sakrifikuar dhe veten. Të tillë janë personazhet e tregimit “Misteri i një nate në Frakfurt”. Të ndodhurit pranë njëri-tjetrit nuk e gjejmë vetëm tek shqiptarët, por edhe tek popujt e tjerë. Tek tregimi “Papuli”, Xhinella, një vajzë me ngjyrë të zezë, ndihmon shqiptarin Josif Koromania, kur ky u vra aksidentalisht në kopshtin ku punonte. Xhinella lajmëron policinë për t`i shpëtuar jetën Josifit duke sakrifikur veten e saj, sepse ishte pa leje qëndrimi në Kanada. Ky solidaritet midis personazheve të këtij vëllimi jep atë realitet të ri që po krijohet midis popujve, për t`i parë banorët e planetit tonë në solidaritet vëllazëror, larg ndasive fetare, raciste apo sipas kombësive.

Në tregimet e Avdula Kënaçit kemi një numër të konsiderueshëm personazhesh që mund t`i konsiderojmë si karaktere të krijuar nga pena e tij. Ndryshe, shumë ndryshe nga karakteret letrarë të krijuar deri më sot, ku karakteri si përfaqësues i një grupimi të caktuar njerëzish që veprojnë në jetën e përditshme, dallohet prej tyre duke i dhënë disa fuqi fizike apo mendore që e bëjnë superior mbi të tjerët, karakteret e Avdulla Kënaçit nuk kanë asgjë që të jetë përtej fuqisë së njeriut të zakonshëm. Veçoria e karaktereve të tij qëndron tek mendësia e re, që njeriu i ditëve të sotme ka krijuar në raport me brezat e mëparshëm dhe që janë pasqyruar suksesshëm në vëllimin me tregime “Enigma e një nate”.

Personazhi i tregimit “Dita e parë e përtej oqeanit” me emrin Gurien kërkon të ngjashmen e së dashurës së tij me emrin Nirvanë midis grave dhe vajzave të tjera, edhe përtej oqeanit ku ka shkuar. Tek vajza me emrin Xheki sheh portretin fizik dhe moral të gruas së vet që u largua për në parajsën qiellore në moshë rinore, ende pa u bërë nënë. Kjo ngjashmëri shpirtërore na thotë se banorët e kësaj toke, pavarësisht përmasave gjeografike ndarëse midis tyre, shpirtërisht e kanë planetin Tokë shtëpinë e tyre të përbashkët.

Tek tregimi “Flautistja” trajtohen raportet e individit me shoqërinë. Ndodh që disa qënie njerëzore i ndërpresin marrëdhëniet me shoqërinë dhe nuk i intereson ardhmëria e botës në të cilën jetojmë. Të mendosh për të nesërmen e këtij planeti do të thotë që si individ ta përtërish atë në të gjithë dimensionin e tij. Si intelektual t`u lësh brezave vepra që do t`u shërbejnë, t`u lësh frymëzimin për të jetuar në një shoqëri që prodhon vlera. E tillë është flautistja Redola, e cila ngjitet në shkallët e profesionit të saj, si rezultat i këmbënguljes dhe përkushtimit të pandalur. Redola përfaqëson në tregim karakterin e një njeriu punëtor, por dhe të njeriut të nxituar në realizimin e synimeve të tij, e njeriut që përthyhet nga mjedisi familjar dhe shoqëror, pasi lidhet në martesë me një individ që kërkonte të mos linte pasardhës.

Do të gjesh në tregimet e këtij vëllimi një numër personazhesh të tjerë të formuar si karaktere. Midis tyre mund të veçojmë Klarën, tek tregimi “Miss Klara”. Në rrethana të ndryshme, ajo vihet përballë së njëjtës situatë si dhe Redola, por Klara është karakter i fortë, i ushqyer në një mjedis shoqëror që ishte i ndryshëm nga ai i Redolës. Ndaj dhe zgjidhja që ajo i jep situatës së krijuar është e kundërta e zgjidhjes që i jep Redola.
Karakteri letrar në një vepër artistike është produkt i ngjarjes që zhvillohet, zakonisht vjen si produkt i saj, por në ngjarje marrin pjesë dhe personazhe që janë formuar si karaktere në mjedise të ndryshme që i ndihmojnë situatat nga të cilat formohet ngjarja apo dhe i kundërvihen asaj. Në tregimet e Avdulla Kënaçit personazhet janë vënë përballë situatash të ndryshme. Dalja nga një situatë e caktuar është dhënë natyrshëm me karakterin e personazhit dhe shpesh ndodhemi para çastesh që për lexuesin janë të papritura dhe befasuese, çfarë u japin tregimeve të këtij vëllimi freskinë e një krijimtarie me nivel të lartë artistik.

Tregimet e vëllimit “Enigma e një nate” formojnë një mozaik me copa diamanti të dala nga thellësia e shpirtit njerëzor nga e gjitha bota, ku në qendër qëndrojnë personazhet e krijuar nga Shqipëria. Nëpërmjet këtyre personazheve, përcillet mesazhi se shqiptarët janë një popull që konkuron denjësisht me popujt e tjerë për vetë kulturën e lartë që mbart dhe përcjellë.

Njeriu i sotëm ka një kuriozitet të fortë ndaj botës ku jetojmë. Kërkon të dijë sa më shumë për natyrën e planetit, madje deri në kufijtë e njohjes së plotë. Në tregimet e Xhek Londonit shuhej kureshtja e amerikanëve në fillim të shekullit XX për veriun e kontinentit të tyre, kurse në tregimet e Avdulla Kënaçit shuhet kureshtja e shqiptarëve për Kanadanë. Tregimet e tij japin një copë Kanadaje për shqiptarët që nuk e kanë shkelur këtë vend dhe anasjelltas, çon në Kanada një copë Shqipërie. Shkrimtari më shumë se kushdo tjetër ndërton ura midis popujve. Një nga ato ura, që do të thosha e fortë si vetë malet shqiptare, është dhe ajo që mban emrin e Avdulla Kënaçit. Lexuesit e shumtë shqiptarë, por dhe ata kanadezë pas përkthimit që do t`i bëjë autori, këtij vëllimi në anglisht, do të jenë shpirtërisht më afër me njëri-tjetrin.
Tek personazhet e Avdulla Kënaçit mbizotëron optimizmi, se jeta duhet jetuar me të gjithë forcën e shpirtit, në të gjithë dimensionin që të ofron jeta njerëzore. Tregimet e këtij vëllimi duket se janë çatia e përbashkët poshtë së cilës jetojnë individë nga të gjitha kontinentet, individë që i përcjellin njëri-tjetrit mesazhe për ta bërë këtë botë sa më të bukur dhe miqësore.

Please follow and like us: