Denisa Gokovi: Ndërtoni qëllimin tuaj, mos synoni të ardhme fatale!
Unë nuk bie dakort me veten kur dikush i bën padrejtësi vetes së tij.
Njerëzit janë të zhgënjyer, ka humbur sakrifica për njeri-tjetrin, fshihen pas një indiference të ndotur, kërkojnë të drejtat e parakohshme dhe zemërohen me premtime.
A keni dëgjuar për shkaqet si motivohen për të izoluar lirinë individuale?
Duhet t’jua kujtoj që jemi duke nënvlerësuar balancën e mirkuptimit dhe dashurisë njerëzore?
Dëgjoj shpesh nënat teksa ankohen, askush nuk i respekton dëshirat e tyre, por kordinohen në interesa familjare sepse kanë nevojë!
Baballarë të vetësakrifikuar në pension që nuk e gdhijnë dot të nesërmen me buzëqeshje, fëmijë që presin nga askush e në fakt më e dhimbshme bëhet kur e kuptojnë që familja po u shkatërrohet.
Të rinjtë që degradohen nga alkooli, droga dhe krenaria seksuale për të pëshpëritur humbjet dhe ç’organizimin jetik.
Pse jetojmë, për të shfrytëzuar ndërgjegjen e njeri-tjetrit, për të shkelur principet dhe pasojat, imunitetin shoqërore?
Kjo nuk vlen as si thirrje as për ndryshim, po ç’ndodhi me ju, a mos ishit më mirë kur nuk kishit asnjë shpresë?
Shpirti flet më shumë se përvoja, ashtu siç një fitore e dhuruar nuk është njësoj si një humbje e fituar.
Ku dreqin jeni edukuar me këto parime sipërfaqësore, të padenjta dhe stimuluese vetëm në interesa të ulta shoqërore?
Me siguri, duhet një reformë riorganizuese mbi themelet dhe arsyetimet esenciale të standartit të duhur njerëzor e më pas suksesit profesional.
Turp llogjik dhe i pambrojtur, niveli i një shoqërie të pa emërtuar globale.
Cinizmi dhe niveli i manipulimit, krijojnë imazhin fallco të objektivave pa të ardhme.
Struktura emotive dhe degjeneruese si nga efekti ekonomik-social po ashtu dhe qëllimet mediatike, sipas variacioneve politike.
Ndërtoni qëllimin tuaj, mos synoni të ardhme fatale.