Albspirit

Media/News/Publishing

Niky Halej: Qëndrimi i SHBA për Kosovën nuk ndryshon


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Niky Halej, ka dalë kundër deklaratës së bërë pak kohë më parë nga këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, John Bolton, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E pyetur nga gazetarët për qëndrimin amerikan në dritën e deklarimit të mëhershëm të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton që “nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë rregullimin territorial’.

Më tej ambasadorja shtoi se: nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, tha ajo. /VOA.

Please follow and like us: