Tefta Sala: Përherë
Përherë përtyp të njëjtën rutinë me dhëmbët e frikës.
E nuk mbytem.
Përherë kafshoj të njëjtën kafshatë pasigurie
e kokën e kthej në ikje.
Çdoherë mundohem të ndryshoj shijet,
por asnjëherë ti nuk je shija ime.
Përherë në mëngjes shihem para pasqyrës,
por ajo më sheh mua çdoherë me dyshime.