Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Boci, thjeshtësia e një gruaje brilante!

 

Blerina Boci është ndër femrat e rralla që i kanë mbetur këtij vendi. Prej vitesh tashmë misioni saj është të shërbejë për fëmijët me autizëm. Në rrëfimin e saj për “Starpeople”, gjithçka vërtitet rreth dashurisë, besimit dhe shpresës. Qendra që ajo drejton haset me probleme, por Blerina zgjedh të flasë për sukseset, për historitë e fëmijëve që pas trajtimit, sot janë integruar në shoqëri. Me brishtësinë dhe mirësinë që e karakterizon, ajo ia ka dal që të gjejë pasionin në çdo sfidë të sajën. Është ndarje e padukshme mes punës dhe familjes. Ka të njëjtin pasion, të njëjtin frymëzim dhe përkushtim dhe kur flet për rolin si nënë dhe bashkëshorte. Padyshim që dashuria shëron, por në rastin e Blerinës, dashuria e ka bërë gruan brilante që ajo sot është./starpeople/

Please follow and like us: