Mathieu Aref: Lidhja e shqiptarëve me pellazgët
Unë nuk do të bëj një shkrim të gjatë, por thjesht disa rreshta vetëm për të sqaruar dhe vënë gjërat në vendin e tyre të duhur, sepse pikëpamjet tona duken diametralisht të kundërta. Ovidi (-43 /+18) nuk ishte historian, por një poet dhe autor i një libri të vetëm Métamorfosat (15 vëllime) dhe autor i Antikitetit të « vonshëm ». Shkrimtarët më të lashtët janë ato të periudhave arkaike dhe klasike greke që konsideronin Homerin si me i lashti autor me Iliadën dhe Odisenë që janë shkrimet e PARË të botuara vetëm në mes të shekullit të gjashtë p.e.s. nga tirani Pisistrati.
Të gjithë autorët më të lashtë edhe më të fundit u mbështetën në këto shkrime sepse nuk kishte të tjerë me të vjetër. Iliada dhe Odiseja shërbyen si përmbledhje bazë për të gjithë literaturën dhe historiografinë e antikitetit dhe u bënë libra referimi : janë Bibla e të gjithë autorëve të lashtë dhe moderne. Gjatë shekujve shumë kanë shkruar për ngjarjet e kohëve të lashta, por shpesh janë interpretime personale. Për shembull Virgili (-70 / + 19) i cili ishte poet u frymëzua nga Hellanikosi i Mitilenit dhe nga Iliada për të shkruar Eneidin. Ovidi i përket të njëjtës kategori shkrimtarësh. Veprat e tyre u shkruan më shumë se gjashtë SHEKUJ « pas » Iliadës dhe Odisesë.
Kur dikush është një historian i antikitetit, ai bazohet në shkrimet më të vjetra dhe më të besueshme sesa ato të shkruar gjashtë shekuj pas Iliadës dhe Odisesë si ato të Ovidit dhe shumë të tjerë. Për Antikitetin e largët kemi si dokumente referimi të besueshme dhe të saktë (edhe nëse gjejmë shumë modifikime, rregullime, kundërthënie dhe manipulime të bëra nga pushtuesit helen për t’i shërbyer interesave të tyre) janë ato të Homerit (Iliada dhe Odisea ) dhe ato të Hesiodit (poezi didaktike ndër të cilat “Veprat dhe Ditët”). Hesiodi ishte më i ri se Homeri.
Kjo është arsyeja pse në të gjitha studimet e mi mbi Antikitetin e lashtë, të vetmet referencat e mi mbështetën te autorët e këtij antikiteti dhe jo autorët shumë më të vonshëm esdhe me pak autorët moderne. Këto të fundit i kam cituar në tezën time veçse më kanë sjellë ujë në mullirin tim pellazg ose për të nxjerrë në pah gabimet e tyre, por absolutisht jo për tu frymëzuar në te.
Pra, pas këtij prezantimi duhet të dini se çdo autor serioz dhe kompetent i specializuar në historinë e lashtë merr parasysh vetëm shkrimet serioze dhe më të lashta d.m.th. ato që kronologjikisht i afrohen Antikiteti të largët. Por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse duhet të jemi të aftë për të ndarë bykun nga grurin (të vërteten nga të gabuarën) të jemi në gjendje për të demaskuar të gjitha gënjeshtrat, hamendjet personale, ambiguitetet dhe manipulimit të qarta.
Pra, në Iliadë Akejt (referojuni te “Katalogu Akej” -Iliade II, 484 / 780- dhe Katalogu trojan “- Iliada II, 816/877) nuk janë FARE Pellazg (sikur thoni padrejtësisht) sepse është e qartë që ata luftonin kudër Trojanëve (Pellazg të mirëfilltë), Pellazgët që vishin nga gadishulli pellazg dhe aleatët e tyre etno-gjuhësorë, Friggjianët, Trakët, Peonët, etj. Akejt luftuan kundër ushtrisë dhe etnisë trojane dhe më në fund fituan luftën. Dhe nga ky çast dhe ky rast hegjemonia e Pellazgëve mori tatëpjetën dhe emri i tyre filloj të zhduket ngadalë ngadalë nga “radarët” e historiografisë.
Pellazgët u zëvendësuan nga Ilirët në perëndimin dhe Trakët në Lindjen të gadishullit të Evropës Juglindore. Kështu pra Trako-ilirët mbetën në një gjumë të thellë (2080 vite). Përkundrazi edhe Grekët mbetën politikisht një gjumë të rëndë (1976 vite) por gjuhë e tyre u përdorë në gjithë Mesdheun dhe sidomos pranë perandorisë bizante dhe krishterimit ortodoks ! Së fundi, vini re për faktet e mëposhtme : Poezitë epike ishin poezi që rrjedhin nga tradita gojore të Pellazgëve paraardhësit e Heleneve dhe jo stërgjyshërit e tyre : këto poema Helenët i uzurpuan dhe i përvetësuan.
Por kur erdhën pushtuesit Helen ata hasën më « Rapsodët apo Aedët » pellazg që shkonin nga një qyteti në qytet tjetër (publik ose privat në mesin e shquar të vendit) për të kënduar këto poezi epike për lavdinë e heronjve të tyre stërgjyshore. Këto poema u ripërpunuan, u modifikuan, u rregulluan dhe u manipuluan nga të sapoardhurit helen për t’i shërbyer kauzës dhe interesave të tyre.
Por vetëm në kohën e Pisistratit (600-527 para erës sonë ) në mesin e shekullit të gjashtë që këto poezi janë përkthyer në greqishten e asaj kohë (80 % inonisht dhe 20% eolisht) dhe me në fund të botuar : Ionët ishin Pellazg (cf. Herodoti I, 57 – VIII, 44) para se tu bëheshin Helen kur filluan të folën gjuhën e tyre e përzier nga pelazggjishtja dhe feniko-egjiptianën) nga logographers asistuar nga disa Pelasgians dygjuhësh. Por për fat të mirë dy gjëra shpëtuan nga censura e logografëve grekë :
Fakti që në Iliadë në këngën XVI 233/236 ata e lanë siç është (e paprekur) fjalinë : Zeus Mbret, Dodonas, zot i largët, pellazg, që mbretëron mbi Dodonën … • Fakti që nuk kishin përkthyer ose ndryshuar emrat e perëndive apo heronjve : një tjetër ngjarje të lumtur që na lejon për të përkthyer dhe interpretuar falë gjuhës shqipe (sidomos falë dialektit gegë) shumë antroponime, eponime, emra, toponime, oronime dhe disa fjalë të tjerë të mbetura të paprekur!
Kjo është arsyeja pse kam filluar studimet e mia dhe kërkime mbi paraardhësit Pellazg të Trako-ilirëve dhe Shqiptarëve të sotëm. Pa këtë unë nuk do të kisha shkruar librat e mi as nuk do të paraqitja tezën time në Sorbonne dhe botimin e saj (mbetet pa e përkthyer për shkakun e mos gjendjes të një përkthyes të aftë për një libër shkencorë të tillë).
Faleminderit O Zeus (Ô Zoti ynë !) ! Mbretërit e hershëm të Athinës pas Cranaosit pellazg ishin më zanafill egjiptiane (Herodoti I, 56, 139, 171 ; II, 91, 43, 50 ; V, 65 ; VII, 204). Kadmi ishte fenikian i mirëfilltë (Herodoti : II, 49, 145 ; IV, 147 ; V, 57-59). Legjendet mbi Kadmin janë të shumtë dhe shumë të vonshëm kjo vertetohët se as Homeri, as Herodoti as Tukididi nuk i njohin ato legjende por të gjithë pohojnë që ishte Fenikian. Herakliu ishte më zanafill egjiptiane (Herodoti II, 43), etj, etj.
Eratostheni është fajtori i madh që krijoj artificialisht (pa as një provë apo dëshmi) datën hipotetike të « luftës të Trojës » : 1194-1184 para erës sonë ku ndodhën katër shekuj të quajtur “moshat e erret” d.m.th. « periudha e erret” që mbeti memece ku nuk dimë asgjë për te. Ja që më magji del një popull i quajtur Helen ! Jam i vetmi në botë që pohoj se ajo luftë është me të vërtetë lufta (afërsisht-680) që bënë Helenët në fillimin e shekullit të shtatë para erës sonë kundër etnisë Pellazge në Azinë e vogël (Trojanët, Pellazgët, Friggjianët, Trakët, etj.).
Nuk po shkoj me lart sepse është një temë shumë i gjerë. Hellenet nuk u shfaqen para shekullit të 8-të dhe ne duhet ta kujtojmë këtë fakt dhe datën kur duam të studiojmë historinë e Antikitetit dhe kur shqiptojmë emrat e Akejve, Danaeneve, Kadmeneve dhe Heleneve dhe ata që vijuanë.
Në atë periudhë sh. VIII / VII Azia e Vogël e brendshme (qendrore) ishte e quajtur në atë kohë “Frigji” (Troada ishte një tjetër rajon pellazg në perëndim kundruall detin Egje … dhe rajone të tjera ende si Liqia, Karia, etj.) ajo u pushtua nga Asirianët në dëm të frigjianëve. Pra, nëse disa autor theksojnë dhe qëndrojnë padrejtësisht se Pelopsi ishte frigjian ata janë të gabuar, sepse ai nuk ishte frigjian por vinte nga Frigjia e udhëhequr nga Asirianët dhe kjo është arsyeja pse Tukididi (edhe pse ishte një shoviniste i rreptë dhe një panhellen i rrënjosur !) e quante Pelopsin i huaj nga Azia (I, 9 ).
Peloponezi me ardhjen e feniko-egjitianët (shihni Herodotin ) ishte e banuar nga Ilirët (Periekët, Hilotët, Penestët) popullsia e sulmuar që « punonte » për pushtuesit të huaj, por këto pushtues helene për t’u integruar në atë popullsi “ilire” dëshiron që të besohet se ata ishin “autokton” kështu pra e bënë veten « DORIAN » padrejtësisht e (emri « Dorian rrjedh nga populli që punonte që ishin « duart » e pushtuesve d.m.th. « Dorët » që ishte fjala e asj kohë).
Pastaj kjo popullsi u quajt nga autorët e lashtë (të vetmit që na sollën këtë etnonim) « popull i lirë (i pavarur) që vinte nga « veriu i Greqisë dhe jo nga veriu i Evropës. Ja çfarë lloji paqartësie, konfuzione dhe manipulime kishte në shkrimet e lashta që ne duhet të jemi në gjendje për të skuqur dhe të denoncojmë dhe absolutisht nuk duhet të marrim atë në të parën gradë (degre) por duhet më u matur para se të mendojmë apo të shkruajmë çfarëdo.
Në Iliadë dhe Odise nuk përmenden Helenët, Dorianët (Herodoti : I, 56 ; VI, 53, 55/Flavius Josef, Antikitetet hebreje libër XII-IV, 10 ; libër I, kap.II/7,12 – Bibël, Makabe XII, 1…23) dhe Ilirët (në kampin trojan nuk kishte « Ilirë » por Peonët më origjinë të Maqedonisë Perëndimore dmth … Ilirët emri i ardhshëm !).
Pse ? Për shkak se këto emra u përmendën dhe u shfaqën me vonë (sh VII) tek autorët e lashtë (burimet e lashta të vetmit që janë të besueshme…pas verifikime të duhur dhe të ashpra ). Ja sa i vështirë ka qenë (edhe është) fati i këtij populli me i lashti të Evropës dhe më një gjuhë që e konsideroj si një fosil i gjallë dhe gjuhë amë e kësaj Evrope që ende nuk ja din vlerën e historisë së tij.
Vetëm këtë na kanë mbetur dhe kjo është një gjë shumë e madhe dhe e lavdishme. Unë do të shtoja më në fund në mënyrë miqësore se në qoftë se merrni faktin se Akejt (ndryshe nga Iliada dhe aq më tepër nga studimet pesëdhjetëvjeçare të mia) ishin Pellazg ju do të merrni një rrugë të gabuar, por, sigurisht, ju jeni e lirë të besoni në çfarë të doni apo dëshironi. Historia e Antikitetit është një « zanate ». Po e ndaloj këtu sepse nuk do të mundëm të rifilloj këtu tërë tezën time.