Albspirit

Media/News/Publishing

Nga fshati në qytet, shpikja e re e Top Channel

Top Story, Wake Up, Top Show. Anglishtja e përuruar si gjetje oksidentale e Top-Channel, apo thënë shqip, Më të Mirit të Krejtve, pasurohet së fundmi me një tjetër emision: Open. Open është top versioni i Studio e Hapur që gazetarja Eni Vasili çon në këtë televizion, duke sugjeruar kështu një zëvendësim dinjitoz verbal për Top-Story, mandej për Të Paekspozuarit, të dy emigrantë në territore periferike.

Dinjitoz sepse kthen në identitet Top-Channel, Anglisht – Shqip-Anglisht për veshët e qytetarëve shqiptarë. Dhe ky kthim në identitet mishëron padyshim edhe tiparin dallues të këtij televizioni: Vanitetin që kamuflohet pas një tisi luksi, qytetarie prej xheli dhe rrobash të shtrenjta, tituj bombastikë dhe trumbetimit të një profesionalizmi që mbajnë gjallë një autolegjendim gazetaresk tanimë krejt bosh.

Koha është që Marin Mema, i vetmi që të paktën në bindje të vet vazhdon të kërkojë autoktoninë edhe të reve, të na ndihmojë të gjithëve me shpjegimin e Top-Channel Tjetër, atij të vërtetit, sepse njësoj si në një shtëpi, edhe në një kompani, flitet për problemet. Flitet Open, pra Hapur, për të mos lejuar që gazetaria të identifikohet me emisione sallonesh province, pasi është kush është, televizioni në fjalë, duhet të ruhet qoftë edhe për investimin që është bërë ndër vite.

Garderobisti

Please follow and like us: