Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Thanasi: Misioni im për të bukurën dhe të shëndetshmen!

Doktorante në Bukuresht, trajnere ndërkombëtare në fushën e dermo-estetikës, kërkuese shkencore, anëtare e Akademisë Amerikane të Mjekësisë Estetike dhe autore librash, Rudina Thanasi duket se ia ka dal të jetë gjithmonë e suksesshme në një fushë ku e bukura nuk është vetëm kendvështrim artistik, por edhe shkencë. Në punë dhe në jetë ajo nuk ka pasur si definicion të jetë e para; thjesht ka bërë gjërat më të mira dhe kur historia kthehet mbrapa kupton se në fakt, ajo ka qenë dhe është e para për gjithçka, teksa rreth 16 vite më parë do të sillte në Shqipëri risi në fushën e dermatologjisë, venerologjisë, kozmetikës dhe estetikës. Me një karrierë të pasur dhe rekorde profesionale, misioni i saj vazhdon të jetë i njëjtë që nga dita e parë dhe deri më sot: të bëj njerëzit të ndjehen të bukur dhe të lumtur; tu harmonizojë pamjen e tyre të jashtme duke u sjellë kësisoj në mënyrë të padiskutueshme edhe përmirësime në jetën e tyre sociale. Sikundër na tregon mes rreshtash edhe vetë Rudina në këtë rrëfim për ‘’Star People’’, kozmetologjia është një nga shkencat më afër psikologjisë së njeriut. Ajo është padyshim nga ato femra me një talent të habitshëm njerëzor dhe profesional , që karakterizohet nga një pasion olimpik për estetikën dhe dimensionin e saj human. 🙂
Lexoni intervistën e plotë këtu 👇
http://diell-online.al/a_d/intervista-rudina-thanasi-misioni-im-per-te-bukuren-dhe-te-shendetshmen/

Please follow and like us: