Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali i SHBA: Irani ka rritur praninë e agjentëve në Shqipëri

Komunitetet iraniano-amerikane në SHBA mbajtën një konferencë në New York të shtunën, më 22 shtator 2018. Një numër personalitetesh politike nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa morën pjesë dhe folën në këtë konferencë të quajtur, “Rruga për Liri – Alternativa.”

Kryetari i Bashkisë Rudolph Giuliani, Gjenerali James Jones, ish Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Mukasey, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, si dhe Z. Bernard Kouchner dhe Z. Giulio Terzi, ish ministrat e jashtëm të Francës dhe Italisë, ishin midis folësve të këtij samiti.

Në një mesazh me video drejtuar kësaj mbledhjeje, Maryam Rajavi shtjelloi zhvillimet e shpejta në Iran, me perspektivën e afërt të një vendi laik të çliruar nga tirania fetare.

Gjenerali James Jones, Këshilltari i Presidentit Obama për Sigurinë Kombëtare, ishte një nga folësit kryesorë të këtij eventi. Në fjalimin e tij, ai tha: “Komuniteti ndërkombëtar i është thellësisht mirënjohës Shqipërisë që ka hapur krahët për strehimin e MEK, por regjimi iranian ka rritur prezencën dhe komplotet e tij në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të tjera, me shpresën për t’i dëmtuar këta disidentë, të cilët dëshirojnë të shohin një Iran të lirë. Në mars, autoritetet shqiptare arrestuan dy iranianë… kështu që duhet të marrim masat e nevojshme për të siguruar që këta disidentë, të cilët i kanë mbijetuar sulmeve të regjimit e proksive të tij në Irak, të mos bëhen subjekt i komplotit të regjimit iranian në Shqipëri.”

Ai tha gjithashtu: “Plani me 10 pika i Znj. Maryam Rajavi përmban parime xhefersoniane të cilat mund t’i përqafojë çdo anëtar liri-dashës i racës njerëzore dhe nga të cilat frikësohet çdo formë tiranie.”

Avokati personal i Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, ishte një tjetër folës kryesor. Fox News raporton se Giuliani tha që sanksionet amerikane mbi Iranin po hapin rrugën drejt një vuajtjeje ekonomike e cila mund të çojë në një “revolucion të sukseshëm,”.

“Nuk e di se kur do t’i përmbysim ata”, tha Giuliani, i cili foli për veten e vet edhe pse është aleat i Trump, në një Samit të Kryengritjes Iraniane të mbajtur nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane, e cila është kundër qeverisë së Teheranit.

“Mund të bëhet në pak ditë, muaj, apo për pak vite. Por do të ndodhë patjetër”, tha Giuliani duke iu drejtuar një turme njerëzish në një hotel në Times Square.

Giuliani ka lënë të kuptohet edhe më parë se rivendosja e sanksioneve ka për qëllim ndryshimin e regjimit. Në një konferencë në qershor, ku ai iu drejtua Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ai tha se politika e Trump-it do t’ua zinte frymën ajatollahëve të Iranit.

Please follow and like us: