Albspirit

Media/News/Publishing

Haley: Uashingtoni dënon atentatin në Iran

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dënoi sot sulmin që ndodhi dje gjatë një parade ushtarake në Ahvaz, në Iran ku mbetën të vdekur 29 persona.

“SHBA-ja dënon çdo sulm terrorist në çdo vend, pikë”, deklaroi Haley, e pyetur në kanalin televiziv CNN.

Të paktën 29 persona u vrarë dhe 53 të tjerë u plagosën në një atentat që shënjestronte një paradë ushtarake në Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, sipas bilancit zyrtar.

Ky sulm u morr përsipër nga grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ndërkohë që Teherani akuzon lëvizjet separatiste në Iran dhe disa shtete të Gjirit që i mbështesin ato.

Please follow and like us: