Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Çani: Mashkullora dhe emigracioni

 

 

Aty nga vitet 1916-1919 si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike dhe për shkak të reprezaljeve të andartëve grekë në territoret e Shqipërisë, edhe në Mashkullorë e gjithë zonën e Kardhiqit e të Kurveleshit, kanë qenë të shumtë banorët që kanë marrë rrugët e gjata e të rënda të mërgimit, për të përmirësuar kushtet ekonomike, por më tepër për të shpëtuar kokën, mbasi vrasjet ishin të panumërta në atë periudhë.

Vërshimet më të shumta u bënë drejt Anadollit, Stambollit e sidomos në Izmir e Bursë. Pikërisht këtu ishin përqendruar edhe borshiotët, fterriotët, çorrajt, sevasterasit e kuta e Fierit, kolonjarët e erindiotët e Gjirokastrës.

Të parët kanë qenë: Muharrem Myrtaj, Kaboçi e Qamil Ahmeti, Bido e Isuf Lamaj, Rusto Bistri, Xhafo Dadaj, Rustem Matushi me fëmijët, Hatikua më fëmijët, Selim Bistri, Selam Hasko, Cico Xare, Çaush Hasko, Fejzo Myrtaj, etj. Muharrem Myrtaj ishte shumë i fortë. Një ditë ai u mund me një turk që edhe ai ishte shumë i fortë, prandaj dhe mundja zgjati 9 orë me pauza. Pas nëntë orësh turku i propozoi Muharremit që të ndesheshin një ditë tjetër dhe e lanë duelin midis tyre duke mos fituar asnjëri prej tyre. Pas disa vjetësh filloi lufta turko-greke. Mori pjesë edhe Muharremi, ku luftoi heroikisht. Një moment Muharremi dhe turku i duelit ranë në një llogore dhe i vunë pushkën në gjoks njëri-tjetrit. Turku i tha: “Tani të mposhtim këta qentë e pastaj e gjejmë llafin bashkë”. Dhe kështu bënë.

Turqit fituan kur u rreshtuan forcat e bënin bilancin. Atje ishte dhe Qemal Ataturku. Turku i duelit e kishte mik Ataturkun dhe e mori Muharremin dhe e prezantoi me Qemalin, duke i treguar edhe për duelin e përbashkët, por edhe për luftën që kishte bërë Muharremi kundër grekëve. Ataturku e përqafoi Muharremin dhe i tha: “Jam shumë i gëzuar që njihem me një shqiptar, e sidomos me një trim, se andej jam edhe unë, nga Shqipëria”.

Ataturku, për meritat e treguara në luftë, i fali si pronë të tij, fshatin Tushkeshik në Izmir. Në këtë fshat kodrinor me kullota të mira edhe për bletët, janë zhvilluar shumë bletërritësit. Po kështu ai vend ka kullota të mira për dhëntë, prandaj vendasit grumbullonin qengjat në momentin e këputjes së dhenve dhe i trajtonin për rritje mishi e për therje të vonshme. Në këtë territor janë përqendruar shumë mashkulloritë, si fëmijët e Zeqo Haskës, Novruz Matushit, Tefik e Zyrdi Lamajt, Isufit e Bido Lamajt, etj. Pasi vëllai i gruas dhe vëllai i Rusto Bistrit, i mbytën gruan, u martua me gruan e dytë, një kurde në Turqi. Atje bëri tre djem dhe dy vajza. Djemtë jetojnë në Stamboll, ndërsa një vajzë e martoi në rrethinat e Izmirit. Vajzën tjetër ia dha vëllait Birçes, i cili nuk kishte fëmijë. Ai e rriti dhe e martoi në një fshat të Bursës së Turqisë. Birçja ishte shumë i pasur.

Edhe lazaratas, zhulaqotë e erindiotë, atje janë grumbulluar, dhe kalojnë mirë midis tyre, duke u bërë rreth 37 familje me mashkulloritët e ikur në këto vite (1916-1919) apo fëmijët e tyre. Në këtë fshat ishte vendosur edhe Rustua, Osmani nga Bistrajt dhe Novruzi nga Matushejt, Muharremi nga Myrtajt e Zequa nga Haskajt, të cilët vetë kanë vdekur, por rrojnë fëmijët e tyre. Zakonisht mashkulloritët e Turqisë janë marrë e merren me blegtori. Ata shkojnë mirë mes njëri-tjetrin dhe me lazaratasit, fterriotët, kudhësiotët, sevasterasit, kotëjotët e mallakastriotët, por edhe me erindiotët e kolonjarët. Rustua atje ishte martuar me një femër turke me të cilën bëri tre djem dhe dy vajza. Djemtë fillimisht ishin hyzmeqarë në Stamboll tek një perimeshitës që kishte 3 lokale. Punonin mirë dhe silleshin mirë. Turku i vuri syrin Halimit nga Bistrajt dhe me të martoi vajzën e tij. Më vonë Halimi punoi në një stallë kuajsh të vrapimit. Atje shkonin të rinj dhe merrnin kuaj për vrapim dhe Halimi ua zgjidhte kuajt. Një ditë vajti dhe vajza e një të pasuri. Halimi ia zgjodhi me merak kalin e vrapimit. Ajo në garë zuri vendin e parë dhe i dhanë si peshqesh një kalë të vogël prej floriri. Ajo u gëzua shumë, por statujën ia fali Halimit, që ishte zgjedhësi i kalit. Edhe Halimi u gëzua shumë dhe që atëherë filloi që të forcohej ekonomikisht. Në atë periudhë ikën shumë djem e burra nga Mashkullora në kurbet. Siç e thamë ata shkuan në Turqi, Argjentinë, e Amerikë.

Më 1920-1922 iku grupi i i tretë i mashkulloritëve, kurse në vitet 1922-1924 iku grupi i katërt më i madh se të tjerët për në Argjentinë dhe Amerikë. Para se të niseshin ato grupe nga Skoloja, tek rrapi po përcilleshin me lot në sy e me këngë:

“Çka bari që s’mbin në qafë/ Nga lotët që derdhën gratë,

Ju të ligj e ju sakatë/ Amanet do tu lëmë gratë,

Se kemi rrugë të gjatë/ Rrugë shtatë ditë e shtatë natë…”

Ja, si paraqiten ikjet e mëdha të atyre viteve në emigracion sipas grupeve:

GRUPI I PARË (1916-1917) PËR NË TURQI:

  1. Kaboç Ahmeti
  2. Qamil Ahmeti
  3. Metko Ahmeti
  4. Isuf Ahmeti
  5. Haseni Ahmeti
  6. Rustem Bistri
  7. Elmaz Bistri
  8. Servet Bistri
  9. Xhemal Bistri
  10. Rusto Bistri
  11. Xhafo Dadaj
  12. Zylfo Dadaj
  13. Kalo Haska
  14. Shahe Haska
  15. Selam Haska
  16. Asqeri Haskaj
  17. Mehmet Haska
  18. Çaush Haska
  19. Afuz Hamo
  20. Bajram Hamo
  21. Bido Lamaj
  22. Isuf Lamaj
  23. Musa Lamaj
  24. Selfo Lamaj
  25. Mahmut Lamaj
  26. Felek Lamaj
  27. Hava Lamaj
  28. Mezaqet Lamaj
  29. Mehmet Lamaj
  30. Muharrem Myrtaj
  31. Elmaz Myrtaj
  32. Tajar Myrtaj
  33. Rustem Matushi
  34. Iliaz Matushi
  35. Elmaz Matushi
  36. Mero Resuli
  37. Çiço Xara

 

  1. 1919 – TURQI:
  2. Asim Ahmeti
  3. Arif Ahmeti
  4. Selim Bistri
  5. Servet Bistri
  6. Musa Bistri
  7. Zenepe Bistri
  8. Osman Bistri
  9. Birçe Bistri
  10. Xhelil Bistri
  11. Xhemali Bistri
  12. Hysni Çani
  13. Çano Çani
  14. Zero Dade
  15. Zegjo Haska
  16. Muin Lame
  17. Mahmut Lamaj
  18. Hodo Lamaj
  19. Bido Lamaj
  20. Fetah Lamaj
  21. Mehmet Lamaj
  22. Hava Lamaj
  23. Hatek Lamaj
  24. Teki Lamaj
  25. Zurdi Lamaj
  26. Qamile Lamaj
  27. Novruz Matushi
  28. Melihat Matushi
  29. Fejzo Matushi
  30. Zenel Matushi
  31. Omar Myrtaj
  32. Elmaz Myrtaj
  33. Mero Resuli
  34. Selim Resuli

 

PËR ARGJENTINË (1920-1922)

  1. Bedri Ahmeti
  2. Tefik Ahmeti
  3. Hasan Ahmeti
  4. Rufe Ahmeti
  5. Azis Ahmeti
  6. Jaho Bistri
  7. Refat Bistri
  8. Shemo Bistri
  9. Xhelil Beqiri
  10. Damo Beqiri
  11. Pano Çabiri
  12. Isuf Çani
  13. Anastas Duli
  14. Esat Haska
  15. Veli Haska
  16. Avdyl Haska
  17. Kalo Haska
  18. Shaban Hamaj
  19. Duro Llapi
  20. Tase Llukani
  21. Pilo Pali
  22. Leonidha Pali
  23. Kristo Pali
  24. Nik Pali
  25. Pilo Pali
  26. Taqo Puci
  27. Stavro Puci
  28. Bari Myrtaj
  29. Vehip Myrtaj
  30. Tajar Myrtaj
  31. Fejo Matushi
  32. Sotir Qirko
  33. Mite Qirko
  34. Peço Shajko
  35. Jano Tarifa (M.M)

 

PËR AMERIKË (1922-1924)

  1. Izet Ahmeti
  2. Avni Ahmeti
  3. Rufe Ahmeti
  4. Aseni Ahmeti
  5. Hazis Ahmeti
  6. Damo Beqiri
  7. Laze Beqiri
  8. Hito Bistri
  9. Sajdo Beqiri
  10. Qirko Çabiri
  11. Pilo Çabiri
  12. Zyfi Dadaj
  13. Levend Dadaj
  14. Damo Haska
  15. Tajar Haska
  16. Mufit Haska
  17. Kabil Haska
  18. Mehmet Haska
  19. Kaso Haska
  20. Nafiz Haska
  21. Hamo Hamaj
  22. Leonidha Llukani
  23. Çaush Llapi
  24. Muharrem Matushi
  25. Omar Matushi
  26. Safet Myrtaj
  27. Tajar Myrtaj
  28. Rexho Myrtaj
  29. Bari Myrtaj
  30. Këno Puci
  31. Nine Pali

(M.M)

Disa emra janë shënuar gjatë lëvizjeve dy herë, për arsye se ata kanë lëvizur nga një vend në vendin tjetër dhe në kohë të ndryshme.

Një pjesë prej këtyre emigrantëve nuk nxorën dot as shpenzimet e udhëtimit. Vëllai i Çiço Xarës shkoi te vëllai i tij, Sali Xara, por nuk e gjeti dot adresën e tij dhe kështu Mite Qirkua në Argjentinë bëri 2 vjet pa punë. Një ditë e gjeti miku i tij, Hadër Seferi nga Picari dhe ai e ndihmoi të futej në punë në një fabrikë buke, por ajo ishte punë e vështirë dhe iku prej andej duke u kthyer në Mashkullorë pa lekë fare. Në Mashkullorë Mitja iu fut punës për të prodhuar pjepër në Gjolet, ku kishte arën e tij dhe i nxirrte në xhade për t’i shitur. Një ditë kalonin shumë njerëz nga Kurveleshi dhe blinin pjepër. Atje kaloi dhe një person që sorollatesh për t’i zgjedhur, kështu që Mitja u mërzit dhe i tha:

– “Hë hajde, se do ta kishe fiksuar tani.

Por kalimtari ia ktheu: – I ke me fut, që ke dalë këtu mor Mite, apo me hut?

– Jo me fut, – ia kthehu Mitja.

– Po ke dalë me fut, lemë që ta zgjedh.. – ia preu kalimtari.

– A ma hodhe! – i tha Mitja, – Vazhdo zgjidhe”.

Kaso Haska në Turqi nuk fitoi asnjë lekë. Kështu një ditë ai gjeti një fshatar nga Kalica. Kalicioti i dha një tapi toke mbi plepat e Cishajve, në Qafën e Serikoit, por për ta marë nuk e linin vëllezërit e Dinos. Të vesh ati I tha Ladini që qe kryeplaku I fshatit, por kur të jem unë në Kare”. Dhe Kasua ashtu bëri. Vajti të punonte me qe’ tek toka që kishte marë tapi nga kalicioti. Atij i vanë vëllezërit e Dino Cicos, Rizai, Kadriu, Bastriu, Hasbiu duke bërë zhurmë dhe përfundimisht u zunë. Vajti Ladini dhe pasi e dinte që Kasua kishte tapinë, i tha: “Mos u zini, por shkoni tek Prefekti që tua zgjidh këtë punë”. Ata shkuan te Prefekti, i cili i dërgoi në gjyq në Delvinë. Gjyqi vazhdoi tre vite. Kason e njoftoi miku i tij dhe i Ladinit, që ishte Hajdin Shehu. Gjyqin e fitoi Kasua. Një pjesë e mashkulloritëve kishin bërë goxha prokopi.

Unë e vizitova Turqinë e sidomos Stambollin, Izmirin, Turballinë, Beqon. Kudo u gjenda në një ambient të ngrohtë e dashamirës, mes njerëzish të dhembshur, të dashur e mikpritës. Kudo kishte një interesim të veçantë për Shqipërinë, për Mashkullorën dhe për njerëzit e tyre në Shqipëri. Në Izmir, Turballi e Beqo ishin stabilizuar të afërmit e mi dhe gjithë mashkulloritët e vajtur atje. Na pritën shumë mirë kudo. Të rinjtë pyesnin vazhdimisht për njerëzit e tyre të gjakut të përbashkët. Në vendet që unë vizitova kishte dhe shumë erindiotë, fterriotë, çorrushiotë, kudhësiotë, nga Lazarati, nga Zhulati, etj. Në rrethinat e Izmirit janë dhe 5 vajzat e Bido Lames me familjen e tyre, të gjitha njësoj si vajzat e Mehmet Lames dhe Felekut nga Mashkullora

Shumë bashkëfshatarë që punuan dhe jetuan në Turqi, disa prej tyre qëndruan aty. Kanë jetuar dhe kanë vdekur atje. Fëmijët e tyre janë një pjesë me gra turke. Ata janë vendosur në Izmir dhe rrethinat e tij. Në Tushkashik, Beqo, Truballi, Stamboll. Nga ata që kanë mbetur dinë mirë gjuhën Qamo Lamja, Lutfie Haska, Melihat Memishaj, që janë nga Mashkullora; Fatma Rabi që është nga Lazarati, dinë pak vajzat e Qamo Lames, Gjulltëzi dhe Hajnuri. Në Izmir kanë mbetur Qamo Lamja, Gjulltëzi me dy vajzat, Hajnuri me tre fëmijë, Erdogani me dy fëmijë, që janë fëmijët e Qamo Lames. Lutfie Haska me djalin dhe fëmijët e tij.

Në fshatin Tushkashik jetojnë dy djemtë e Novruz Matushit me fëmijë djali i Bido Lames me gruan nuk kanë fëmijë. Katër vajzat e Tefik Lames me fëmijë në fshatin Beqo. Afër Izmirit jeton Nazmi Bistri me gruan dhe me fëmijët e tyre,djalë e vajzë si dhe motra e tij. Ndërsa katër motra të tjera dhe një vëlla të Zurdi Bistrit janë emigrantë në Gjermani me gjithë nënën e tyre. Birçja me motrën e tij dhe gruan se nuk kanë fëmijë dhe vajza e Isuf Lames ndodhen në Burs. Në Stamboll ndodhet Halim Rusto Bistri me dy vëllezër dhe familjet e tyre. Në Turballi jeton Melihat Memish me dy djemtë dhe një vajzë, të tre të martuar si dhe motra e saj, Sabien. Djemtë e Novruz Matushit janë Ilizi dhe Mersini me familjet në Turballi.

Në Izmir Qamo Lamja, ishte e moshuar. Dinte shqip dhe respektohesh shumë nga mashkulloritët që ishin në Turqi. Tek ajo ktheheshin dhe rrotulloheshin të gjithë mashkulloritët, e pyesnin për çdo gjë dhe ajo ishte e pa kursyer sidomos për t’i ndihmuar në shkrimin e letrave me të afërmit e tyre.

Në disa periudha e në disa vite të veçanta gjendja ekonomike e disa familjeve në Mashkullorë u rëndua shumë dhe u bë e padurueshme.

Peço Shajko, kushëriu i Ylli Shajkos, burri i Hënës, kur iku në Argjentinë me Mite Qirkon, Stavro Pucin, Jano Tarifën kënduan këngën në skolo të lagjes së krishtere:

“I ziu që kur kam lerë

Yzmeqarë derë më derë

Një kondo të re s’kam blerë

Do vete të pres një ferrë

Ta vë shul e kryq në derë

Do iki të marrë kurbenë..”etj

Me mundësitë ekonomike të mashkulloritëve me tokë të paktë e pa ujë, me thatësi të madhe, me blegtori të paktë në numër, me taksa e tatime në rritje çdo vit, vështirësitë qenë të mëdha dhe mundësia për të përballuar këto kushte ishte shumë e pakët. Disa qytetarë me toka e prona në Mashkullorë, po e jepnin ato në forma të ndryshme për përdorim te mashkulloritët, që t’i punonin, t’i mbillnin, t’u shërbenin tokave të tyre dhe të ndanin prodhimet e marra. Zakonisht merrnin të tretat e prodhimit. Kjo formë e marrëdhënieve u shtua shumë në atë kohë. U zhvillua edhe dhënia e parave me uzur. Këto forma u përhapën shumë në vitet 1925-1935 dhe zakonisht mashkulloritët po i zbatonin mirë detyrimet, por kishte edhe raste që prodhimet nuk i përballonin dot detyrimet përkatëse. Shuaip Bendua ishte me shumë prona në Mashkullorë e me shumë toka prodhuese. Ai ishte kushëriu i Xareje, nip i Bibin Xarës. Ai blente prona dhe i jepte për të punuar e për të marrë prodhime prej atyre që ua jepte. Më së shumti pronat që blinte ua jepte kushërinjve të tij, Xareje e këta ia kthenin detyrimet atij. Por kishte raste që kishin vështirësi. Kështu ndodhi dhe me Sali Xarën dhe Shuaip Bendon. Shuapi i vajti me xhandarë, për t’i marrë shtëpinë Saliut. Xhandarët filluan të vepronin. Atëherë Saliu mori një gur të zi e qëlloi Shuaipin në kokë. Kësaj ngjarjeje rapsodi popullor i këndoi:

“O i shkreti xha Sali,

Tu nxi dynjaja t’u nxi.

Me pesë kile gur të zi

Qëllove një efendi…”etj

Ose kur iku Cico Xara për Amerikë këndoi:

“Me shëndet shokë se ika

Hallall buka, hallall kripa

Na mbështolli Amerika

Me vaporë dhe me kaika

Shokë amanet vëllanë

Është i vogël dhe është djalë,” ..etj (SH.H)

Xhandarët e morën dhe e arrestuan Sali Xarën. Por Shuapi vajti vetë dhe e nxori Saliun nga burgu. Më vonë Shuaipi nuk u mor më me aktivitet politik. Djali me gruan e parë të Shuaipit, Enver Bendua, doli mësues dhe punoi mirë në Delvinë e Gjirokastër, duke qenë një nga arsimtarët më të mirët e duke nxjerrë nga duart e tij shumë kuadro. Ndërsa djali tjetër i Shuapit, Ali Bendua, mbaroi për doktor në Francë, mori pjesë dhe kontribuoi në Luftë për kurimin e partizanëve të plagosur dhe të tjerëve në Fier e Shkodër, deri sa mbylli sytë.

Sali Xara  kishte djalë të xhaxhait, Abedin Xarën, i cili kishte një motër. Ajo u martua me Shyqyri Shehun nga Kardhiqi dhe bëri djalë, Rami Shehun. E vdiq. Ramiu në vitet 1970-1975 arriti në detyrën e zëvendësministrit të industrisë. Ishte njeri i zgjuar dhe i mirë, një dashamirës i njerëzve të afërt dhe i zonës së Kardhiqit.

Po kështu, motra tjetër e Abedin Xarës, Neimeja që ishte dhe gruaja e Shuaip Bendos, familje e pasur me shumë prona në Mashkullorë. Ajo bëri djalë, Enver Bendon, mësuesin e ndershëm, punëtor e shembullor. Shuaipi u nda prej saj dhe mori gruan e dytë.

Sali Xara ishte djalë i Rexhep Kalemit. Rexhepi i parë kishte grua Hankon nga Bistrajt, vajzë e Xhemali Bistrit. Xhemaliu së bashku me Jahon mbetën në Amerikë dhe nuk u kthyen më në Mashkullorë. Jahua la gruan të sëmurë dhe duke udhëtuar me anije, mori vesh për vdekjen e saj. Atëherë tha: “Po të ndodhesha në tokë, do të kthehesha, por jam në det e nuk kthehem dot…” Gruaja e tij ishte nga Lekdushi. Ata lindën: Sejdiun, Rakipin dhe Xhelilin, të cilët u rritën jetimë e hyzmeqarë te Boço Kalua në Gjirokastër, ndërsa tjetri në teqenë e Vlorës Xhelili dhe në Teqenë e Tepelenës, Sejdiu.

Sejdiu e Rakipi kanë vajzë e djalë, kurse Xhelili ka vetëm vajzë. Që të tre dolën partizanë dhe luftuan në gjithë vendin, deri në çlirimin e Shqipërisë. Rakipi ka shërbyer pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Në ato vite në Mashkullorë kishte shtëpi të mëdha, se jetonin shumë vetë bashkë. Shtëpitë ishin me porta me qemerë, me kube prej qemeri, ku mbanin ushqimet e dimrit, me tëfurme(dhomë) e me depo të ndërtuara për fshehjen e armëve që i kishin të gatshme kur ngacmoheshin nga turq e nga grek, si dhe më vonë nga italianët dhe gjermanët, por dhe për tu mbrojtur nga keqbërës dhe hajdutë. Këto shtëpi i ndërtonin me korçarë e leskoviqarë. Për mbrojtje mashkulloritët ishin totalisht të gatshëm, të krishterë e myslimanë. Shtëpitë e mëdha në mashkullorë kanë patur: Metko e Avni Ahmeti i Parë, Islam Matushi; Rezi Resuli i Parë, Feti Çani, Çavo Çani, Çani,Xhelil Bistri, Shahin Bistri, Brahim Beqiri i Parë, Kaso Shahe e Dajlan Haska, Vasil e Traqo Puci, Mite Qirko i Parë, etj. Ndërsa shtëpitë e tjera në fshat ishin më të vogla, sipas mundësive ekonomike që kishin.

Please follow and like us: