Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Konçesioni i sistemit të tatimeve, aferë korruptive

Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin.

Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve por te buxhetit të shtetit.

Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës?

Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!”

Keshtu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës.

Si fjala vjen inceneratorët.

Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që sdo jetë barrë për kosnumatorët dhe bizneset.

Përrallat e propagandës qeveritare nuk I duhet besuar.

Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë.

Koncesioni i Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë!

Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat.

Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!