“Shqipëria e vogël” në Bronx të SHBA
Në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ekziston një komunitet shqiptarësh, të cilët ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare.
Media lokale në këtë zonë ka transmetuar një material filmik të jetës së shqiptarëve atje.
Njerëzit janë vendosur në Bronx kryesisht në 25 vitet e fundit dhe mendohet se jetojnë dhe punojnë rreth 100 mijë shqiptarë.
Themeluesi i shoqatës Esad Rizai ka qenë në Bronx para 54 vitesh, kur babai i tij mbërriti nga Shqipëria.
Përveç festimeve të festave të mëdha shqiptare, shoqëria thotë se qëllimi i saj është të kremtojë dhe të promovojë të qënurit shqiptaro-amerikan.
Fondacioni ka pritur studentë nga Kosova dhe u ka treguar atyre “Shqipërinë e Vogël” në këtë zonë.
Banorët mund të gjejnë ushqim shqiptar në restorante si “Cakor” dhe mund të kenë akses në kanalet televizive shqiptare.
Evenimenti i ardhshme i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane do të jetë 28 nëntori për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Materialin filmik mund ta shikoni duke klikuar këtu.
/Ora News.tv/