Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat e PD pas denoncimit të oficerit, Balla – Bashës: Shihemi në gjyq

Pas deklaratës së Lulzim Bashë se pas skandalit që denoncoi oficeri Emiliano Nuhu, qëndronte Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, vjen një reagim nga ky i fundit i cili i quan këtë histori një “sajesë të ndyrë”. 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se gjatë vitit të fundit nuk kishte shkelur në Krujë dhe as në komisariatin e këtij qyteti, i armatosur.

“Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik”, thotë Balla. Po ashtu Balla tha se të vërtetën do ta provoj në gjyqin e radhës që do të ketë me Lulzim Bashën për këtë çështje, duke bërë të ditur kështu se do ta kallëzojë penalisht.

Oficeri Nuhu tha se deputeti Taulant Balla, kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputeti i PS-së Rrahman Rraja e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahja, vëllai i deputeti të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës.

Please follow and like us: