Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncoi i pari ngjarjen, flet Berisha: Policia doli “blof” me mbrojtjen ndaj Taulant Ballës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për dëshminë e ish-nënkomisarit të Krujës Emiljano Nuhu. Në një intervistë për emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, Berisha tha se është një dëshmi jashtëzakonisht tronditëse ajo e ish-zyrtarit të policisë, por shtoi se për të nuk kishte asgjë të re pasi i ka ditur faktet.

“Kjo dëshmi e këtij oficeri të këtij oficeri, tejkalon edhe firmat më fanztaziste për mafien apo për narkoshtetin. Kjo është një dëshmi jashtë zakonisht tronditëse. Për mua nuk ka asnjë gjë të re aty. Këtu problemi nuk është Rexhepi apo Rmazani, problemi është tek Edi Rama dhe tek Xhafa e Veliu.

Policia në përgënjeshtrimin që bëri statusit tim, informoi se dëshmitë e saj u morën nga policët dhe nga prokurorët. Sot Xhafa dhe Veliu, deklarojnë se nuk ka qenë komisariatin e policisë nënkomisari Nuhu, por ka qenë Gentian Çitozi” – thotë Berisha.

Please follow and like us: