Albspirit

Media/News/Publishing

Katiola Karoli: E çmendur në shtrat

 

Nuk mund të eci me ritmin tënd
Ti vrapon si kalë i hasdisur
Dëshirat e tua më lenë pa mend
Je ti vallë apo unë e krisur?!

Ti dëshiron të kapësh të gjitha yjet
Unë kënaqem vetëm të të kem ty
Rritmin e jetës tënde e ndjek në ëndrra
Por në realitet nuk përshtatem dot me ty.

Ti flet me pasion e shumë zjarr
Për historitë e çmendura të dashurisë
Mundohem të të ndjek në fjalë
E pse zemra më digjet prej xhelozisë.

Mundohesh ti të më qetësosh
Duke më thënë vetëm ty të dua
Po sa më shumë i dëgjoj të tuat fjalë
Aq më tepër më humb besimi mua.

Unë të dua e ti vërtet mirë e di
Më tepër se ti e imagjinon
Me zjarr, magji e pastërti
Po kurrë ashtu si ti mendon.

Unë nuk jam zana e dëshirave të tua
Brenda syve të mi vërtet të kam
I dua të mirat dhe gabimet e tua
Por e çmendur në shtrat unë s’jam.

Unë dua të dal vërtet nga vetja
Të plotësoj të tuat çmenduri
Por nuk çlirohem dot nga kthetrat e moralit
Më mirë kërko dikë tjetër, ti…

Please follow and like us: