Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet deputeti dhe gazetari Milaim Zeka

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka ndaluar dhe ka dërguar në mbajtje për 48 orë deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga partia Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati i Zekës, Gazmend Halilaj.

Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të Milaim Zekës, është kanosje përmes mjeteve të informimit, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Një ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, deklarimin kërcënues të deputetit Milaim Zeka ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Please follow and like us: