Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetja e PD: Vajza u përdhunua dhe u torturua nga djali i pushtetarit, të ngrihemi në revoltë

Kryetarja e Aleancës së Grave deputete Dhurata Çupi shkruan se djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë.
Çupi kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

“Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrotja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj.

Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti që sdi të ndalet në anën cnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla.

Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet”, thotë Çupi.

Please follow and like us: