Albspirit

Media/News/Publishing

‘Më dogji me cigare në kofshë’, zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit

Zbardhet dëshmia e shtetases Xhisila Maloku, vajza e cila ka denoncuar djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrahja. Maloku pretendon se Rexhep Rrahja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që ka pësuar në një dhomë hoteli ku e ka marrë me kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar më të apo jo.

“Panorama” ka zbuluar procesverbalin e firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Emiljano Nuhu, e cila mban datën 30.07.2018. Xhisila pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Në shkresë shkruhet se Xhisila Maloku ka marrë kërcënime deri me vdekje.

Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rrahja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë, nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaquar dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mia në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z. dhe motrës time A. Maloku.

Please follow and like us: