Albspirit

Media/News/Publishing

Duma: Djali i deputetit duhet të akuzohet dhe vajza jetime të mbrohet

Deputetja e PD-së Grida Duma, e ftuar në “Open”, tha se kreu i grupit parlamentar socialist taulant Balla, nuk duhej të ishte në studio, por para drejtësisë për t’u marrë në pyetje pas dëshmisë tronditëse të oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Duma shprehu keqardhjen e saj për këtë çështje, duke kërkuar që vajza nga Nikla, e dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja të merret në mbrojtje.

“Duhet të jemi të shqetësuar, sepse nuk e dimë ku është kjo vajzë jetime. Pse ky njeri (djali i deputetit) nuk është i akuzuar dhe pse kjo vajzë nuk është e mbrojtur?  Po flasim këtu për një vajzë që nuk dihet se ku është. Ku është ajo vajzë që u dogj me cigare dhe u torturua”, – shtoi Duma.

Please follow and like us: