Emiljano Nuhu akuzon gazetarin: Ka prova se ke vrarë informatorin
Një sherr po zhvillohet në rrjetin social facebook mes gazetarit Artan Hoxha dhe dy oficerëve të policisë të larguar tashmë nga vendi, Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu. Gjithëçka nisi kur oficeri i policisë gjyqësore në Fushë-Krujë deklaroi se është kërcënuar me jetë për të mos arrestuar djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Artan Hoxha tha se Nuhu e ka bërë këtë për të përfituar azil politik dhe për këtë e ka ndihmuar Dritan Zagani. Gazetari publikoi edhe foto të dy oficerëve që ndodhen në Zvicër.
Ka qenë vet oficeri Nuhu që i ka komentuar Artan Hoxhës në rrjetin e tij social “Facebook”, duke e akuzuar se shiti informatorin e tij Landin e Mirasit, duke ia dorëzuar gripit kriminal që kultivonte kanabis në Korçë, e për pasojë ai u vra.
REAGIMI I EMILJANO NUHUT
Z. Artan Hoxha, une te njohe shume mir cfare ke bere! u bere i famshem si gazetar, dhe kete fam po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre. do te kujtoj nje histori te vogel, (A te kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal qe kultivonte kanabis ne rrethin e korçes,) do te jap prova qe ti ja bleve informacionin Landit te Mirasit per 3000 euro dhe e vrave duke e shitur tek Grupi Kriminal). Mos me ngatërro me politiken unë jam oficer karriere po tregoj nje ngjarje te vertetë, qe ti e di shume mirë si ka ndodhur por nuk e pranon dot të verteten.