Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Sheshi

Sheshi është rrëfim i pakryer
Që atëherë kur u dogj Troja
Dhe filloi beteja për të.
Natë e ditë kur Helena bënte dashuri
E Odiseu kërkonte rrugën kah Itaka.

Sheshi është rrëfim i pakryer
Që atëherë kur Diogjeni
Në mes turmës kërkonte njeri.

Sheshi është rrëfim i pakryer
Që atëherë kur turma shtroi lule
Për Krishtin në Jerusalem
Dhe e njëjta të nesërmen e kryqëzoi.

Sheshi është rrëfim i pakryer
Që atëherë kur turma rrëzoi shtatore prej bronzi
Dhe ndërtoi piramidë fjalësh
Për njeriun e ri.

Sheshi…
Rrëfim i pakryer dje
Rrëfim i pakryer sot
Rrëfim i pakryer nesër.

(Nga libri petik “Gjithmonë diçka mungon”).

Please follow and like us: