Albspirit

Media/News/Publishing

Nevina Shtylla tregon largimin nga televizioni Klan

Moderatorja Nevina Shtylla ka folur për herë të parë rreth largimit të papritur nga televizioni Klan. Pas një viti moderim të emisionit “Jo vetëm modë”, Shtylla do të jetë pjesë e moderimit të “Proçesi Sportiv” në Top Channel. Deri më tani ajo nuk kishte folur rreth këtij largimi, por nga një pyetje në Instastory, ajo ka vendosur të shuajë kuriozitetin e publikut.

E pyetur nga një ndjekës se cili ishte motivi i këtij largimi, ajo është përgjigjur:

‘Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time. Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo ‘feedback’ pozitiv dhe mbështetjen tuaj. “Klanit” i jam mirënjohëse për një sezon fantastik. Por në “Top Channel” mendoj se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha të mirëmenduar”,- shkruan Nevina.

Please follow and like us: