Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Qeveria tashmë ka rënë

Qeveria tashmë ka rënë! Situata ulëritëse… Pa fjalë… denoncime tronditëse. Koha të veprojmë! Sot në Parlamentin e Shqipërisë deputetët u mblodhën në një seminar për të trajtuar problemet që janë plagë e shoqërisë sot, trafikimin dhe luftën kundra trafikimit. Po sot kemi katër lajme tronditëse. Të treja vijnë nga Qarku i Durrësit.
1. Lajmi i parë, një nënë nga ish-këneta, denoncon në polici zhdukjen e dy vajzave të saja, njëra 19 -vjeçare dhe tjetra sapo ka mbaruar 8- vjecaren. Nëna dyshon se vajzat po i përdorin për prostitucion.
2. Lajmi i dytë po nga Durrësi, bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Policisë, për zhdukjen e bashkëshortes së bashku me 2 fëmijët e mitur.
3. Rasti i tretë, sot në median investigative “Stop” në të gjithë shkollat e mesme të Tiranës shpërndahet hashash në mesin e ditë! Cfarë po ndodh në këtë vend?? Jeta ështe e pasigurtë.

4. Rasti i katërt, vajza digjet me cigare, përdhunohet, rrihet në Fushë-Krujë dhe të gjithê heshtin. Çfarë po ndodh? Po rikthehen plagët e trafikimit, krimi është ulur këmbëkryq dhe të rinjtë dhe të rejat nën efektin e hashashit, po bëhen rrezik serioz për të ardhmen e vendit. Nuk di nëse mund të ketë ndonjë gjë më të rëndë se kjo tablo që na shfaqet vetëm sot.

Qeveria tashmë ka rënë! Tashmē kjo dhunë nuk durohet…

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: