Albspirit

Media/News/Publishing

70-vjetori i themelimit të Arkivit Qendror, prezantohen dy projektet e mëdha

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi 70 vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror. Drejtuesi i institucionit z.Ardit Bido fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falenderoi të gjithë punonjësit aktual por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion. Z.Ardit Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës z.Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme znj.Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Please follow and like us: