Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet djali nga Vaqarri që lëvizte me kobure në çantë

Një person i cili lëvizte i armatosur është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim.

Gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, u kap një djalë 25-vjeçar, i cili mbante me vete një pistoletë me tetë fishekë.

Efektivët e komisariatit nr.6 vunë në pranga Antonio Gjoshin, 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, të riut iu gjet në çantë një armë zjarri tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Please follow and like us: