BE, gjobë rrjeteve sociale që nuk heqin përmbajtjet ekstremiste brenda 1 ore
Bashkimi Evropian është gati të vendosë masa edhe më të ashpra për platformat e medias sociale të cilat nuk reagojnë me shpejtësi ndaj përmbajtjeve të padëshiruara. Bëhet fjalë për platforma si Facebook, Youtube dhe Twitter të cilët duhet të jenë më të kujdesshme me eliminimin e propagandës terroriste. Financial Times raportoi ditën e dielë se BE-ja do të vendosë gjoba për kompanitë të cilat nuk fshijnë përmbajtjet terroriste një orë nga publikime i tyre. Propozimi i ri është pjesë e draftit ligjor i cili përfolur që nga muaji Mars nga BE-ja i cili do të adresojë radikalizimin online. Parlamenti Evropian do të rishikojë progresin e bërë nga kompanitë në këtë drejtim dhe së shpejti mund të sjellë një legjislacion të ri. Pavarësisht përpjekjeve të bërë në periudhën Mars – Qershor, anëtarët e ISIS dhe mbështetësit e tyre posedonin 1,348 kanale Youtube me 163,391 shikime dhe 24% e videove kanë qëndruar në platformë për mëse një orë. Kjo mjafton që videot të shkarkohen, kopjohen dhe shpërndahen në platformat e tjera të medias sociale si Facebook dhe Twitter. /PCWorld Albanian