Albspirit

Media/News/Publishing

Hakerët Rusë kanë pasur në shënjestër edhe vendet e Ballkanit

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar për herë të parë prova që tregojnë se hakerët shtetërorë Rusë kanë vënë në përdorim një maluer të sofistikuar kundër entiteteve qeveritare.

Zbulimet u prezantuan nga ESET ditën e Enjte dhe tha se pas këtij malueri fshihet Fancy Bear.

Ende hulumtuesit nuk dhanë emra qeverish, ata thanë se në shënjestër të “rootkitit” kanë qenë disa vende të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Malueri quhet LoJax dhe bazohet në copëza të softuerit anti-theft LoJack. Ky softuer është kritikuar shumë për vështirësinë e heqjes nga kompjuterat, madje edhe kur përdoruesi riinstalon sistemin operativ.

Ashtu si rootkitët e tjerë, LoJax instalohet në firmware e kompjuterit dhe lançohet sapo kompjuteri hyn në fazën boot. Ai gjithashtu qëndron në memorien flash.

Grupi i hakerave Fancy Bear ka qenë aktiv prej mëse një dekade por mori famë pas sulmit kibernetik ndaj Partisë Demokratike në SHBA në zgjedhjet e 2016-ës.

Ky grup mbahet përgjegjë spër sulmet kibernetik ndaj zgjedhjeve presidenciale Franceze. /PCWorld Albanian

Please follow and like us: