Albspirit

Media/News/Publishing

‘Njëri-tjetrin mos e hani, o shqiptarë’, mesazhi i fortë i aktorit Mirush Kabashi

Gjatë një konference me temë “Ramazani , muaji i mëshirës, solidaritetit dhe shëndetit ” organizuar nga Myftinia Fier, ishte i pranishëm edhe aktori Mirush Kabashi.

Ai përmes vargjeve të Çajupit i bëri apel politikës shqiptare.

“Shoqërisë sonë i mungon besimi dhe janë shumë të paktë ata që besojnë Mungesa e besimit e ka bërë shoqërinë të harrojne vlerat shpirtërore të harrojë vlerat e moralit pa te cilat nuk mund të futemi atje ku ne aderojmë, të futemi në shoqërinë europiane, pa moral. Nuk është ligji , është morali ai që e mban shoqërinë dhe ligji është për raste ekstreme. Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin”, tha ai.

Poezia

O vëllezër shqipëtarë

Të gjithë bashkë e të pandarë

Mysliman e të krishterë perëndia na ka bërë

Jemi vëllezër të tërë

Mos e ndani pra Shqipërinë

Njëri tjetrin mos e hani

Si bëjnë ata që s’dinë

Besa është e gjithësisë

Por ne jemi të Shqipërisë

Se kemi pirë një sisë

Por për Perëndinë që besoni

Faluni si të doni

por lutuni tek perëndia

që të rrojë përjetë Shqipëria

Please follow and like us: