Shpëton Sokol Lulashi i Grudës së Re nga rënia në pus
Një person ka rënë në pus. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Grudë e Re të Shkodrës. Ai ra aksidentalisht në një thellësi prej rreth 40 metrash. Protagonist i incidentit u bë Sokol Lulashi, rreth 40 vjeç. Për fat të mirë ai u nxorr i gjallë nga forcat zjarrfikëse, teksa është transportuar për ndihmë në spital. Pak ditë më parë, daja dhe nipi humbën jetën në një ngjarje thuajse të njëjtë, teksa ranë në pus.