Të rejat e horoskopit, 29 shtator 2018
Dashi
Nis zyrtarisht një fazë e re në jetën tuaj, ndaj jini më kurajoz dhe mundohuni të riktheheni në lojë, sidomos në vendin e punës. Ndërkohë nga pikëpamja sentimentale, duhet të mundoheni të mos jeni shumë agresiv.
Demi
Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante dhe do ju gjejë tejet pozitiv. Kjo gjë do të favorizojë një klimë mjaft harmonike në vendin e punës. Përfitoni nga orët e mbrëmjes për të forcuar raportin në çift.
Binjakët
Kjo ditë duhet t’iu gjejë më të komunikueshëm dhe të përkushtuar në dashuri dhe në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni pasur përplasje. Në vendin e punës parashikohen zhvillime interesante.
Gaforrja
Duhet të mundoheni të jeni shumë të kujdesshëm në punë, pasi ky është një moment shumë i rëndësishëm për të favorizuar dialogun me bashkëpunëtorët tuaj. Këshillohet që ti merrni me lehtësi të gjitha kritikat me të cilat do të përballeni.
Luani
Keni qenë shumë dembelë gjatë ditëve të fundit, ndoshta për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë ditëve të fundit. Nga pikëpamja sentimentale duhet të riorganizoni idetë tuaja dhe të bëni më shumë qartësi mendore. Një histori e re dashurie mund të lindë, por duhet të jeni të kujdesshëm për ndjenjat tuaja.
Virgjëresha
Gjatë kësaj fundjave duhet të arsyetoni lidhur me pritshmëritë tuaja për të ardhmen. Këshillohet që të mos hiqni dorë nga një rrugëtim interesant, për shkak se mund të përballeni me vështirësi. Në mbrëmje do të jeni shumë romantik.
Peshorja
Pjesën më të madhe të ditës duhet t’ia kushtoni pushimit dhe gjetjes së zgjidhjeve alternative, për të arritur një objektiv profesional të vendosur prej kohësh. Mos u tregoni shumë skeptik dhe të drejtpërdrejtë, pasi një keqkuptim i vogël mund të shkaktojë një debat të madh.
Akrepi
Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të jeni më fleksibël dhe diplomatë, në mënyrë që të shmangni debate të mundshme me bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri duhet të jeni me romantik dhe pasionant, por mundohuni që të mos lejoni ankthin që t’iu pengojë.
Shigjetari
Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me partnerin/en, ose me persona që i doni, sidomos nëse ndiheni të lënë pas dore gjatë periudhës së fundit. Sfera profesionale ecën më së miri, por ka disa negociata që duhet të diskutoni me më shumë kujdes.
Bricjapi
Po planifikoni një projekt shumë të rëndësishëm për karrierën tuaj aktuale, megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në planifikimin me detaje të çdo strategjie tuaj. Mos lini pas dore trupin tuaj, por kushtojini më shumë kohë.
Ujori
Humori juaj i mirë do ju lejojë që të rishikoni me pozitivitet të gjithë debatet që keni pasur së fundmi, shkruan noa.al. Kjo e shtunë favorizon dialogun dhe premton kompromise të reja. Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë të ndrojtur.
Peshqit
Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të shfrytëzoni më mirë avantazhet dhe sugjerimet ndaj jush. Suksesi do të jetë më se i mundshëm në këtë moment, por duhet të jeni të gatshëm që të bëni ndonjë sakrificë të vogël.